• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Pacolli: Nuk jam pro për zgjedhje në pandemi, herët të flasim edhe për postin e presidentit
Home
Rajon

KOSOVË/ Pacolli: Nuk jam pro për zgjedhje në pandemi, herët të flasim edhe për postin e presidentit

28 August, 2020 s.autor Rajon

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe rreth kandidaturës së tij për president, por edhe për diskutimet e bëra nga partitë politike për këtë post.
Ndërsa se a e përkrahë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti të iniciuar nga Vetëvendosje, Pacolli ka thënë se do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në skenën politike të Kosovës porse nuk janë për zgjedhje në kohë pandemie.

Në intervistën me shkrim dhënë për KP ai ka thënë se AKR është e gatshme për zgjedhje.
“Qeveria dhe të gjithë palët e përfaqësuara në Kuvend duhet të angazhohen të punojnë me Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu Bashkimin Evropian në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Aleatët tanë, në këtë rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një fokus për të ndihmuar Kosovën që të lëviz drejt integrimit të saj në bashkësinë ndërkombëtare dhe gjithashtu t’i kushtojë vëmendje çështjeve ekonomike që prekin vendin tonë, por edhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Unë kam qenë gjithmonë përkrahës i qasjes ekonomike në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë sepse ekonomia i zgjidh çështjet e vështira. Në kohën e pandemisë, ekonomitë po vuajnë, dhe përqendrimi i Shtëpisë së Bardhë në problemet ekonomike është një shtytje e rëndësishme për të tërhequr ndihmë dhe investime për të fuqizuar ekonominë tonë dhe për të arritur përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Pacolli ka folur edhe rreth pozitës së presidentit.

“Unë nuk kam shpallur asnjë kandidaturë për pozitën e Presidentit të Republikës dhe asnjë nga komentet e bëra nuk janë bërë nga unë. Unë mendoj se Kosova ka një President që ka kompetenca dhe mandat të plotë kushtetues dhe për sa kohë nuk ka ardhur koha për zgjedhjen e Presidentit, gjë që do t’i bënte partitë parlamentare të ulen së bashku dhe përmes dialogut dhe konsensusit të arrijnë një marrëveshje për Presidentin e ardhshëm, unë nuk mendoj se është realitet të bëhen njoftime për kandidatët presidencialë. Realiteti vjen kur vjen koha për të folur për këtë çështje dhe kur të gjitha partitë politike kanë një dialog për Presidentin. Është ende herët për këtë. Unë mendoj se ne të gjithë në politikën e Kosovës duhet të presim kohën kur do të vijë për të diskutuar përmes dialogut zgjedhjen e Presidentit. Aktualisht kemi një President që po bën punën e tij dhe nuk i bëjmë nder vendit dhe as institucionit të Presidentit nëse fillojmë tani të flasim për zgjedhjen e Presidentit, kur kemi mjaft kohë dhe duhet të punojmë në çështje të ngutshme si pandemia, dialogu me Serbinë ose situata ekonomike. Le të punojmë në këto çështje dhe kur të vijë koha le të ndërtojmë konsensus përmes një dialogu shumë-partiak”, tha Pacolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË VJESHTËS/ Ja cilat janë modelet kryesore të veshjeve që duhet të keni parasysh këtë sezon
Previous article THIRRJE TË DREJTPËRDREJTË LUKASHENKOS/ Rama: Prano ofertën për dialog...

s.autor

Postime të ngjashme

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT