• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
BERZH JEP “NO OBJECTION”/ Gara ndërkombëtare për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës hyn në fazën finale
Home
Ekonomi

BERZH JEP “NO OBJECTION”/ Gara ndërkombëtare për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës hyn në fazën finale

27 August, 2020 F.autor Ekonomi

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka dhënë vlerësimin e saj pozitiv, të njohur me termin “no objection”, për fazën e parë të tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetet sociale ku njofton se ka zhvilluar edhe një bisedë me Matteo Colangeli, Drejtorin e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim në Shqipëri.

Balluku shkruan se BERZH kanë qenë partner që në nisje të këtij procesi dhe se certifikimi i tyre është jo vetëm një vlerësim për punën e mirë që është bërë, por edhe një dëshmi e fortë për një proces transparent.

“Gara për projektin e ndërtimit të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, me degëzim në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ka hyrë në fazën finale. Më datë 21 shtator presim ofertat financiare, për të përzgjedhur fituesin. Bisedova me Matteo Colangeli, Drejtorin e BERZH për Shqipërinë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila ka qenë partneri ynë që në nisje të këtij projekti. Certifikimi nga ekspertët e BERZH, i çdo hapi që kemi hedhur në këtë proces, është jo vetëm një vlerësim për punën e mirë të bërë deri më tani, por edhe një dëshmi e fortë për një proces transparent. Në fokusin e bisedës sonë pa dyshim ishin dhe hapat e mëtejshëm për projektet ambicioze në krijimin e një rrjeti modern hekurudhor”, shkruan ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Projekti i Rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë – Durrës ka për qëllim, përveç ndërtimit të një linje të re për në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, edhe modernizimin e linjës ekzistuese Tiranë – Durrës nëpërmjet përmirësimit të karakteristikave gjeometrike dhe operacionale të vijës hekurudhore në përputhje me standardet e BE-së. Kosto totale e projektit vlerësohet në shumën 90.45 milionë Euro.

Në fazën e parë të tenderit, e cila konsistonte në paraqitjen vetëm të propozimit teknik, paraqitën ofertat e tyre 6 kompani. Propozimet teknike të aplikantëve u vlerësuan nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në bashkëpunim me konsulentin e BERZH “Ardanuy“. Pas vlerësimit të kryer dhe bazuar në kërkesat e dokumentave të tenderit, për fazën e parë u vendos që të kalojnë për në fazën e mëtejshme të tenderit 5 nga 6 kompani.

Në vijim Komisioni i Vlerësimit të Ofertave përcolli pranë BERZH raportin e vlerësimit sipas formatit standard të kërkuar dhe mori “no objection” për vlerësimin e fazës së parë të tenderit që përfshin listën e 5 aplikantëve, të cilët do të ftohen të paraqesin dokumentacionin e fazës finale të tenderit ndërkombëtar. Faza finale e tenderit, që përfshin afatin e fundit të dorëzimit të ofertave dhe hapjen e ofertave do të jetë në datë 21 shtator 2020.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KRYER/ Milan kthen “kolosin” Bakayoko! Orë vendimtare për talentin e Real Madrid
Previous article TIRANA ME STACION TË RI TË SHËRBIMIT ZJARRËFIKËS/ Veliaj: Pas 40 vitesh, një investim model

F.autor

Postime të ngjashme

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë? Ekonomi

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT