• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, si gozhdë në trurin e PD!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, si gozhdë në trurin e PD!

26 August, 2020 Redaktor1 OP-ED

Edhe për idealistin më të fundit dhe militantin më të verbër, që ende beson tek procesi i listës së 4 000 emrave të propozuara nga baza e PD si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 2021, mjafton të lexojë se çfarë mendojnë për këtë Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu, për të ndryshuar mendim.

Edhe opozitarët e tjerë në përgjithësi dhe demokratët në veçanti, mund të mos besojnë për këtë, as kritikat e socialistëve, as të mediave që nuk janë të oborrit të tyre, as të kundërshtarëve, e as opinionistët antiopozitarë apo të paangazhuar dhe të papozicionuar. Por, le ti referohen, dy prej simboleve të tyre në mbi dy dekadat e fundit: Ish Kryetares së tyre të Parlamentit dhe ish ministres së tyre të Integrimit në të dyja mandatet e qeverisë Berisha.

Më shumë se gjithçka tjetër, ato dëshmojnë se atë që Lulzim Basha po mundohet ta shesë si një nga proceset më demokratike, më transparente dhe si modelin më të mirë të këtyre 30 viteve demokraci, është thjeshtë një farsë komike që nuk i shërben askujt, përveç tij. E jo më ti shërbejë PD, opozitës, opozitarëve, anëtarësisë, bazës së partisë dhe kujtdo e çfarëdolloj gjëje tjetër. Sepse procese të tilla nuk mund të fshihen prapa numrave, prapa formularëve dhe para komisioneve 5-anëtarëshe.

“Partia nuk demokratizohet as me formularë, as me komisione. LB ka përçarë e shkatërruar PD-në. Ai nuk beson në asnjë parim të partisë që lindi 3 dekada më parë. Në këto kushte, nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë. Me një drejtim të ri të gjithë do bashkoheshin realisht pa formularë dhe pa komisione, dhe Rama nuk do të kishte më shans për të drejtuar vendin”- tha Jozefina Topalli.

Por jo vetëm kaq. Ka edhe më shumë përtej të gjithë kësaj. Atë e zbulon Majlinda Bregu pas përgjigjes që i ka dhënë një komentuesi i cili i ka kërkuar publikisht në rrjetet sociale “kthehu në PD se ata që janë më duken si kryetar kooperative”. E ajo i është përgjigjur publikisht në mënyrën më të drejtpërdrejtë, të shkurtër dhe kuptimplotë: “Unë skam ikur. Na përzunë! Shpresoj mos të na kenë fshirë dhe emrin nga anëtarësia”.

Lista e atyre që janë përzënë në të njëjtën mënyrë, nga Partia Demokratike në vitin 2017, është e gjatë dhe e ditur tashmë. Të gjithë me kontribute të spikatura, në ditët më të vështira e të mira të kësaj force politike, e të larguar vetëm e vetëm për një arësye: Për të mos i bërë as hijen më të vogël, Kryetarit të ri të kësaj partie, Lulzim Basha. “Pushteti nuk duron hije”, është një aksiomë shumë e vjetër e të gjithë atyre liderëve në histori, që nuk arrijnë dot të krijojnë lidership përmes punës dhe karizmës së tyre. Ndaj, edhe përzënia e atyre që mund ta kompleksojnë, ka qenë gjithnjë zgjidhja.

Kaq mjafton për të kuptuar njëherë e përgjithmonë, se një lider që bën njëherë një proces antidemokratik, nuk mund të bëjë më pas atë proces që pretendon sot Lulzim Basha përmes 4 000 kandidaturave që po bën sikur po i përzgjedh e seleksionon në SHQUP. Sepse demokrat dhe lider që zbaton rregullat e lojës së brendshme demokratike dhe që respekton vlerat dhe kontributet e njerëzve të tu, ose je, ose nuk je!

Sepse nese dje arrite të përzesh Jozefina Topallin, Astri Patozin, Majlinda Bregun, Ridvan Boden dhe shumë e shumë të tjerë, sot nuk mund të lejosh të tjerë më vlerat e tyre që të bëhen pjesë e listës së re me të cilët do të garosh në pranverën e ardhshme. Por, edhe nëse ndonjëri do arrijë që të ketë mes tyre profilin, karizmën, figurën, kontributin dhe vlerën e shtuar, e ka të garantuar që tani se nesër do të përzihet nga PD në të njëjtën mënyrë.

Ndaj deklaratat e sotme të Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut nuk janë thjeshtë postimet e radhës në rrjetet sociale. As zërat e radhës. As zilet apo këmbanat e radhës, që bien për të gjithë ata që kanë veshë të dëgjojnë e që duan të kuptojnë se çfarë po ndodh me ta brenda PD, me procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë për zgjedhjet e 2021. Ato janë gozhdë në trurin e kësaj partie dhe të çdo demokrati dhe opozitari, si një peng i paçliruar i së shkuarës dhe pengesë e pakapërcyeshme për ndërgjegjen e tyre, në të ardhmen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMULA 1/ Lewis Hamilton: I mahnitur, nuk prisja që makina të ishte në këto nivele
Previous article 6 MUAJ COVID-19 NË SHQIPËRI/ VOA: Gushti, më i keqi gjatë pandemisë në vend. Vjeshta do të sjellë rreziqe të reja..

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT