• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VITI I RI SHKOLLOR/ Drafti i MAS: Hiqen disa provime, si do të zhvillohet mësimi gjatë pandemisë
Home
Sociale

VITI I RI SHKOLLOR/ Drafti i MAS: Hiqen disa provime, si do të zhvillohet mësimi gjatë pandemisë

26 August, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Pas udhëzimit teknik të Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e kushteve higjieno-sanitarë të zhvillimin e mësimit në kushtet e pandemisë, Ministria e Arsimit ka hartuar një draft-udhëzim për mënyrën se si do të bëhet mësimi duke filluar nga shtatori.

udhëzimi pritet të miratohet dhe t’i shpërndahet shkollave më datë 1 shtator, ndërsa MAS duket se ka punuar në tre skenare për zhvillimin e mësimit.

Mësohet se gjatë këtij viti shkollor do të hiqen provimet në disa lëndë, kurse mësimi online do të zhvillohet pa nota.

Ministria-Mësuesve: Inkurajojini nxënësit

MAS thotë gjithashtu në draft se gjatë dy javëve të para të mësimit, mësuesit duhet që të fokusohen tek përsëritja e mësimeve të mëparshme për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Gjithashtu, mësuesit këshillohen se për shkak të rrethanave të reja që janë krijuar, ata duhet të përqendrohen vetëm të arritjet e nxënësve duke ia nxjerrë atyre në pah.

“Nxënësit duhet të angazhohen, por jo të mbingarkohen me teste”, shkruhet në draftin e ministrisë.

Nisur nga kjo, ministria ka parashikon që të mos ketë vlerësim për lëndët që zhvillohen online. Po ashtu, në lëndë si “Shoqëria dhe mjedisi”, “Art”, “Teknologji dhe TIK” apo “Edukim fizik”, nuk do të zhvillohen provime, por do të jepen vetëm detyra me shkrim ose me gojë në mënyrë që nxënësit të mos mbingarkohen me teste.

SKENARET

Skenari 1
Mësimi zhvillohet në mjediset fizike të shkollës duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, nëse situata e pandemisë është e qendrueshme.

Në këtë rast është i mundur distancimi fizik dhe mësimi do të zhvillohet me një turn ku një orë mësimi do të zgjasë 45 minuta. Ndërkohë, sa i përket shkollave që kanë shumë nxënës mësimi do të bëhet me dy turne me nga 30 minuta mësim. Në rast se nuk mund të ruhet distanca mes nxënësve edhe pas ndarjes së tyre në 2 turne, atëherë shkolla do të jetë e hapur edhe gjatë pasdites. Pra, nxënësit do të zhvillojnë mësimin 4 nënturne, pra me dy nënturne brenda një turni.

Për turnin e parë
ndajnë çdo klasë në dy grupe:
-grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45;
-grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45.

Për turnin e dytë
ndajnë çdo klasë në dy grupe:
-grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45;
-grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45. Gjatë orëve të paradites do të bëjnë mësim klasat e ciklit fillor.

Skenari 2
Mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në shtëpi) duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, në rast se do të ketë situatë të rënduar të pandemisë.

Skenari 3
Mësimi zhvillohet vetëm online, në rast se situata me koronavirusin përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, lokal apo në nivel shkolle.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJALIMI/ Melania Trump: Ky është im shoq Donaldi, një politikan jo tradicional
Previous article PSE GRATË TËRHIQEN NGA BURRA JO TË PASHËM? Ja çfarë thotë studimi

s.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT