• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LËVZJE NË KOHË TRAZIRASH/ Trump merr vendimin, ja kë emëron Sekretar të Sigurisë Kombëtare
Home
Nderkombetare

LËVZJE NË KOHË TRAZIRASH/ Trump merr vendimin, ja kë emëron Sekretar të Sigurisë Kombëtare

26 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump njoftoi të martën se do të emëronte si Sekretar të Sigurisë Kombëtare zotin Chad Wolf, i cili aktualisht është sekretar në detyrë i këtij departamenti.

“Kam kënaqësinë të informoj amerikanët se Sekretari në Detyrë Chad Wolf do të emërohet Sekretar i Sigurisë Kombëtare”, shkroi në rrjetin Twitter Presidenti Trump. “Chad ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ne e vlerësojmë sherbimin e tij.”

Zoti Wolf ka shërbyer si sekretar i përkohëshëm për gati një vit.

“Kam nderin që emërohem nga Presidenti Trump për të udhëhequr burrat dhe gratë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në mbrojtjen e popullit amerikan”, tha zoti Wolf përmes një deklerate. “Ndërsa vendi përballet me kërcënime në rritje nga katastrofat natyrore, oportunistët e dhunshëm, aktorët keqdashës kibernetikë dhe organizata kriminale ndërkombëtare, misioni i Departamentit të Sigurisë Kombëtare është po aq kritik sa kurrë.”

Zoti Wolf u emërua sekretar në detyrë nëtorin e vitit 2019, një muaj pasi pararendësi Kevin McAleenan dha dorëheqjen nga posti, kur kishte vetëm gjashtë muaj si sekretar në detyrë. Zoti McAleenan mori detyrën në prill të vitit 2019 pasi Sekretaja e Sigurisë Kombëtare Kirstjen Nielsen dha dorëheqjen pas një mosmarrëveshje rreth politikës kufitare amerikane me Meksikën.

Njoftimi i Presidentit Trump të martën erdhi disa ditë pasi një agjenci e Kongresit që vëzhgon funksionimin e qeverisë tha se emërimet e dy drejtuesve, Wolf dhe McAleenan ishin bërë në shkelje të rregulloreve.

Zyra për Llogaridhënien e Qeverisë (GAO) në një raport me 14 gusht tha se të dy drejtuesit ishin të papërshtatshëm për të shërbyer sepse Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) nuk ndoqi procedurën e hierarkisë drejtuese të institucionit bazuar në ligjin federal pasi dha dorëheqjen zonja Nielsen. GAO ofron të dhëna jopartiake para Kongresit.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare kërkoiqë Zyra për Llogaridhënien e Qeverisë (GAO) të heqë dorë nga vendimi jo detyrues, duke e quajtur “thelbësisht të gabuar”, por GAO refuzoi.

“DHS nuk ka demostruar që vendimi ynë i mëparshëm përmban gabime faktike apo ligjore, por as nuk ka ofruar të dhëna që nuk janë shqyrtuar më parë që justifikojnë ndryshimin ose modifikimin e vendimit tonë”, shkroi drejtuesi i Zyrës për Llogaridhënien e Qeverisë Thomas Armstrong.

Përveç polemikave që lindën nga emërimi i tij si Sekretar në Detyrë, zoti Wolf është kritikuar për dislokimin e kohëve të fundit të trupave federale të rendit në qytetet amerikane përballë protestueve të mbledhur kundër racizmit dhe dhunës policore. Protestat në disa raste u shoqëruan me dëmtime prone e akte vandalizmi.

Zoti Wolf është zyrtari i pestë që sherben si Sekretar në Detyrë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare nën Presidentin Trump. Emërimi i tij, i cili kërkon konfirmim nga Senati, përballet me kundërshtim të fortë. Senatorja Kamala Harris, e emëruara demokrate për postin e Zëvendëspresidentes, shërben në komisionin e Senatit që do të mbajë seancën dëgjimore për zotin Wolf. Zoti Wolf do të shkojë në Teksas të enjten për të festuar përfundimin e një segmenti prej 484 kilometrash në murin kufitar./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURAT PRITET TË KENË RËNIE/ Shikoni si do jetë moti ditën e sotme
Previous article MARDHËNIA NË ÇIFT DO JETË E TRAZUAR/ Beqarët do jenë me fat në dashuri...horoskopi për sot

s.autor

Postime të ngjashme

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT