Një vajzë bën thirrje të dëshpëruar për dhurim gjaku të grupit 0+(zero pozitiv), por që të ketë kaluar koronavirusin, për shkak se babai i saj është në gjendje të rëndë.
Vajza, që quhet Ola Konomi, shprehet se është një nevojë urgjente pasi i rrezikohet jeta babait të saj.
“Ju lutemi të gjithë personave që kanë kaluar COVID-19 prej 30 ditësh të na ndihmojnë duke dhuruar gjak, grupi 0+ (zero pozitiv) në Tiranë pranë spitalit ushtarak sa më shpejt të jetë e mundur sepse çdo minutë që kalon rrezikohet jeta e babit tonë. Ju lutem shpëtoni një jetë. Organizojmë ne transportin, jepet shpërblim.
Ju lutem kontaktoni si më poshtë:
Telefon +355694010056 (Ola Konomi)
Vetëm Whats app +393475854081 (Gladiola Sina)”, thuhet në njoftim.


