• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E MOTRA MË E KEQE SE I VËLLAI/ Çfarë e pret botën nëse vjen një diktatore
Home
Nderkombetare

E MOTRA MË E KEQE SE I VËLLAI/ Çfarë e pret botën nëse vjen një diktatore

25 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

E  motra e Kim Jong-un, Kim Yo-jon mund të jetë akoma më e keqe se vëllai nëse merr drejtimin e vendit. Sipas disa raporteve sekrete dhe ende të pakonfirmuara, ajo përbën një kërcënim më të madh nuklear për SHBA-në se sa i vëllai.

Në fakt këtë mendim kanë edhe ekspertët e diplomacisë pasi lajmeve të pakonfirmuara që raportohen se Lideri Suprem i Koresë së Veriut është në koma.

Profesori Sung-Yoon Lee thotë që raportet e shërbimeve sekrete shpesh ekzagjerohen, por sipas tij është e qartë që ajo po rritet për të marrë pushtetin. Ai parashikon ndër të tjera se motra e vogël e Kim Jong-un ka për qenë një “diktatore më e keqe”.

“Mënyra se si ajo duhet të ndërtojë besueshmërinë dhe për të fituar respektin e të tjerëve nuk do të bëjë duke qenë e mirë, po duke qenë një diktatore e ashpër me njerëzit dhe kërcënim i besueshëm bërthamor për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur ai.

Sipas profesorit, Kim Yo-jong ka nevojë të jetë e pamëshirshme në vitet e para të drejtimit. Me të njëjtin mendim është edhe një ish-kolonel i ushtrisë amerikane.

“Mendoj se duke pasur parasysh reputacionin dhe historinë e familjes, ajo do të udhëheqë me dorë të hekurt”, tha David Maxwell.

Madje ekspertët mendojnë se ajo do të nisë një operacion për të hequr të gjithë drejtuesit kryesorë të qeverisë dhe për të vendosur njerëzit e saj të besuar.

Këtë javë kanë qarkulluar nëpër media se Kim Jong-un është në koma, madje disa thonë që ai mund të ketë vdekur. Megjithatë, disa të tjera shkruajnë se ai ka deleguar disa pushtete tek njerëzit e afërt për të përballuar stresin.

Për shërbimet sekrete të Koresë së Jugut, Kim mbetet ende në fuqi, madje ai është personi që thotë fjalën e fundit për çdo vendim të rëndësishëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAKINA PËRPLASI FËMIJËN NË DURRËS/ Momenti kur qytetarët i ofrojnë ndihmën e parë (VIDEO)
Previous article VALË E DYTË COVID? Epidemiologu i njohur suedez tregon çfarë mund të ndodhë: Do ketë shpërthime lokale, por…

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT