• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HABIT Meta: Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, koha që shqiponjat të kthehen…
Home
Politikë

HABIT Meta: Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, koha që shqiponjat të kthehen…

25 August, 2020 s.autor Politikë

Ilir Meta thotë se Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.

Duke iu referuar një artikulli të “The Economist” e cila shkruan se në të gjithë Ballkanin, popullsitë po zvogëlohen dhe plaken, Meta thekson se shpejtësia e plakjes në vend është gjithashtu tronditëse.

“Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.

Në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.

Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.

Trishtim më të madh nuk mund të ketë!

Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.

Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.

Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka Diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa.

Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre!”, shkruan Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Eksperti i lartë del kundër Trump: Të mos nxitohemi me vaksinat pa provuar efektivitetin e tyre
Previous article "KUR NUK E KE MOTRËN MIRË..."/ Marina e "detyron" Luanën të dalë nga shtëpia me pizhama (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’ Politikë

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’

TENSIONE EDHE NË SEANCË/ Erald Kapri shkon drejt foltores pa radhë, ndërhyn menjëherë Garda Politikë

TENSIONE EDHE NË SEANCË/ Erald Kapri shkon drejt foltores pa radhë, ndërhyn menjëherë Garda

“VUANI NGA SINDROMA E STOKHOLMIT”/ Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës Politikë

“VUANI NGA SINDROMA E STOKHOLMIT”/ Berisha sulmon Ballën: Je përfaqësues i karteleve të drogës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT