Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Vlorë.
Bëhet me dije se një makinë është përpasur me trafikndarësen, pranë fshatit Bishan. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar një fëmijë. Fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


