• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËBIME DIPLOMATËSH/ Si u turbulluan marrëdhëniet mes Vjenës dhe Moskës, hera e parë që…
Home
Nderkombetare

DËBIME DIPLOMATËSH/ Si u turbulluan marrëdhëniet mes Vjenës dhe Moskës, hera e parë që…

25 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Një diplomat rus dyshohet se ka kryer prej vitesh me ndihmën e një qytetari austriak spiunazh ekonomik. Vjena reagon me dëbim nga vendi. Moska kundërpërgjigjet.

Dëbimi i ndërsjellë i diplomatëve po dëmton marrëdhënien mes Austrisë dhe Rusisë. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Austrisë njoftoi se Vjena ka shpallur person të padëshiruar një diplomat rus dhe ka kërkuar që ky të largohet nga vendi deri më 1 shtator. Duke justifikuar këtë masë Ministria e Jashtme austriake tha se diplomati rus kishte shkelur rregullat e Konventës së Vjenës për të Drejtat e Diplomatëve. Gazeta “Kronen Zeitung” njoftoi se bëhej fjalë për spiunazh ekonomik.

Ministria e Jashtme në Moskë thirri nga ana e saj ambasadorin austriak në Rusi. Sipas agjencisë së lajmeve Tass përveç protestës kundër këtij hapi që Moska e quan “vendim pa bazë” ambasadorit ju njoftua po ashtu se Moska ka shpallur po ashtu një diplomat austriak si person të padëshirueshëm.

Edhe ambasada ruse në Vjenë reagoi përmes një njoftimi në Twitter ku shprehu “indinjatën për vendimin e autoriteteve austriake” dhe e quajti vendimin e Vjenës “dëm për marrëdhëniet midis dy vendeve.”

Spiunazh ekonomik dhe industrial

Sipas gazetës “Kronen Zeitung” diplomati rus ka kryer prej vitesh me ndihmën e një qytetari austriak spiunazh ekonomik dhe industrial në një kompani austriake të teknologjisë së lartë. Pasi qytetari austriak informoi eprorin e tij për këtë aktivitet, nisën hetimet dhe u hap edhe procesi gjyqësor. Diplomati rus, i cili duhet të ketë shërbyer si oficer drejtues i spiunit vendas, nuk pranoi të dëshmojë duke iu referuar imunitetit të tij diplomatik.

Hera e parë që Vjena dëbon një diplomat rus

Austria ka lidhje mjaft të ngushta me Rusinë dhe e sheh veten si ndërlidhëse politike midis Lindjes dhe Perëndimit. Në kryeqytetin austriak ka shumë diplomatë rusë që punojnë si në organizatat e OKB-së edhe tek Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE).

Sipas “Kronen Zeitung” kjo është hera e parë që një diplomat rus duhet të largohej nga Austria. Austria qe distancuar edhe në vitin 2018 nga shumica e vendeve evropiane që pas sulmit me helm ndaj ish-agjentit të dyfishtë rus Sergej Skripal në Britaninë e Madhe dëbuan nga vendi diplomatë rusë. Në atë kohë Austria refuzoi të dëbonte diplomatë rusë në shenjë hakmarrjeje. DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ASNJË RAST I INFEKTUAR/ COVID ka pushtuar botën por jo këto 13 shtetet (FOTOT)
Previous article SHPËRTHEJNË SËRISH PROTESTAT E TRAZIRAT NË SHBA/ Pasi policia qëlloi të riun në sy të fëmijëve

s.autor

Postime të ngjashme

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT