• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Studimi zbulon si infektohen me koronavirus shumica e gjermanëve, ja vendet më të rrezikuara, mes tyre dhe shkollat
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Studimi zbulon si infektohen me koronavirus shumica e gjermanëve, ja vendet më të rrezikuara, mes tyre dhe shkollat

25 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Shumica e infektimeve me coronavirus në Gjermani ndodhin në mjedise private ose në azile të moshuarish. Strehimet e refugjatëve përballen me rrezik më të lartë të transmetimit, shkollat ​e zyrat me rreziqe më të vogla.

Familjet dhe azilet për të moshuarit janë përgjegjëse për shumicën e transmetimeve të coronavirusit në Gjermani, rezulton nga një studim i Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.

Studimi, i publikuar të premten, zbulon se shumica e shpërthimeve të infektimeve me coronavirus në Gjermani ndodhin në shtëpi, ku një shpërthim infekton mesatarisht 3.2 persona. Në këto raste, transmetimi ka ndodhur vetëm midis anëtarëve të tjerë të familjes, thotë studimi.

Azilet për të moshuarit janë të dytët më të prekurit nga pandemia. Rreziku i infektimit atje është shumë më i lartë, me një shpërthim që sjell mesatarisht rreth 19 infekstime të tjera.

Strehimet e refugjatëve me rrezik më të madh të infektimeve

Strehimet e refugjatëve përballen me rrezik më të madh të infektimeve në rastin e një përhapjeje të COVID-19 me një mesatare prej 21 infektimesh nga një vatër e regjistruar – më shumë se kudo tjetër – evidentoi studimi.

“Përveç infektimeve spektakolare individuale që janë bërë të njohura në mbarë vendin, ka transmetime të virusit në familje dhe në mjedisin shtëpiak që jo domosdoshmërisht çojnë në shumë raste të tjera dhe që rezultojnë vetëm në disa raste në një shpërthim, por me sa duket ndodhin shumë shpesh”, thuhet në studim.

“Të jetuarit së bashku në shtëpitë e të moshuarve shpesh duket se çon në transmetim të virusit, por infektimet në ambiente të hapura janë shumë më pak të zakonshme”, thuhet në studim, duke renditur parqet dhe kopshtin zoologjik ku ka më pak të ngjarë të përhapet infeksioni.

Shkollat ​​më pak të rrezikuara

Shkollat ​​në Gjermani, nga ana tjetër, nuk po çojnë në shpërthime të mëdha për momentin, me vetëm 31 shpërthime dhe 150 infektime, sipas RKI. Vetëm një numër i vogël i rasteve e kanë zanafillën në restorante, hotele dhe zyra.

Shumica e shkollave në Gjermani u mbyllën para mbylljes në të gjithë vendin në mars. Miliona banorë po punojnë nga shtëpia që atëherë.

Studimi vuri në dukje se shpërthimet në transportin publik siç janë trenat është e vështirë të përcaktohen për shkak të vështirësive në ndjekjen e identitetit të personave të infektuar.

RKI theksoi se gjetja e burimit të infeksioneve nuk ishte plotësisht e besueshme në të gjitha rastet e regjistruara. Shifrat bazohen në vetëm rreth 27% të të gjitha infektimeve që mund të lidhen me një vatër specifike infektimi. /DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U SHKATËRRUA NGA TËRMETI I 26 NËNTORIT/ Rama publikon VIDEON nga shkolla në Vorë: Po merr jetë pas tragjedisë...
Previous article BILANCI I COVID NË KOSOVË/ Rreth 3500 raste aktive dhe 480 viktima, ja sa pacientë e kanë mposhtur virusin

s.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT