• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI PËR SITUATËN NË BJELLORUSI/ Fuga ballafaqon dy zyrtarët gjermanë: Zëdhënësi zyrtar dhe këshilltari fallco
Home
Politikë

DEBATI PËR SITUATËN NË BJELLORUSI/ Fuga ballafaqon dy zyrtarët gjermanë: Zëdhënësi zyrtar dhe këshilltari fallco

24 August, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga ka reaguar pas deklaratave të zëdhënësit të qeverisë Gjermane Steffen Seibert dhe këshilltarit ekonomik gjerman pranë partisë CDU Martin Henze.

Seibert me anë të një deklarate ditën e sotme ka përshëndetur propozimin e Ramës si kreu i OSBE-së për dialog mes qeverisë dhe opozitës në Bjellorusi.

“Nga këndvështrimi i Qeverisë Federale, është një mënyrë e gabuar të shkosh që niveli i shtypjes së udhëheqjes në Minsk tani po rritet përsëri në mënyrë të dukshme. Dialogu midis qeverisë dhe shoqërisë bjelloruse është urgjent. OSCE mund ta përçonte këtë dialog,” shkruan Seibert.

Ndërsa, Këshilltari ekonomik gjerman pranë partisë CDU Martin Henze, me anë të një postimi në tëitter shkruante se Rama është vetë i dyshuar për manipulim të zgjedhjeve, teksa thotë se kryeministri dëshiron ti bashkohet Lukashenkos.

“Autokrat Rama Shqipëri, i cili është vetë i dyshuar për manipulim të zgjedhjeve, i cili nxori shtetin e së drejtës dhe Gjykatën Kushtetuese 3 vjet më parë, të jetë i korruptuar, populli shqiptar prandaj shtypet, tani dëshiron të bashkohet me kolegun e tij Lukashenko, një tjetër siklet i historisë botërore,” shkruan Henze në postimin e tij.

Fuga ka publikuar shkrimet e dy zyrtarëve dhe shkruan ‘Zëdhënësi zyrtar dhe këshilltari fallco’.

Kujtojmë që pak ditë më parë Rama  i bëri thirrje presidentit bjellorus Lukashenko që të niste një dialog me opozitën vendase dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së për zgjidhjen e krizës politike në vend. Ky propozim u mbështet nga SHBA, Rusia dhe liderët e tjerë, por Lukashenko nuk e ka pranuar ndërmjetësimin e OSBE-së në krizën politike në Bjellorusi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Në Turqi e bëjnë fakt të kryer, ja skuadra e re ku do të aktivizohet Majkëll Ngo
Previous article E BUJSHME/ Mbrojtësi shqiptar fut në sherr dy klubet italiane, Atalanta dhe Torino e duan

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë Aktualitet

PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT