Fotoja e përdorur nga kompania Windows si sfond kompjuterik është imazhi që është parë nga më shumë se 1 miliard njerëz në të gjithë botën.
Edhe pse shumë janë të bindur se kjo nuk është një foto reale, e vërteta është krejt ndryshe.
Kjo foto është bëë nga fotografi Charles O’Rear, cili teksa po udhëtonte në autostradën 121 në Kaliforni vendosi të zbriste nga makina dhe të fotografonte atë pamje që më pas u bë sfondi i Windows.
Disa vjet më vonë, Microsoft i pagoi atij një shumë të madhe për këtë foto, por O’Rear kurrë nuk zbuloi se cila ishte shifra.
Fotografia është ashtu falë ndërthurjes së filmit Fuji, me ngjyra të zgjeruara dhe optikës së shkëlqyeshme të kamerës që O’Rear përdori në atë kohë.
Ky imazh është shfaqur në sistemin XP që nga viti 2001, ndërsa vendi ku është bërë fotoja është Qarku Napa në Kaliforni.
“Ajo u bë afër shtëpisë time, ndërsa unë vizitoja vajzën, në veri të San Francisko. Dita ishte ashtu si në foto. Fotografia nuk kishte asnjë efekt të photoshopit. Bari ishte i përsosur dhe dielli po shkëlqente. Nuk kishte re në qiell, por ndërsa unë parkova makinën dhe mora kamerën, por pastaj retë u shfaqën”, tha O’Rear.
Më vonë, vendi i famshëm ku është marrë fotografia u shndërrua në një vresht, ndërsa kjo është pamja që ofrohet ditët e sotme:



