• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË SHPËTOJMË JETË…”/ Donald Trump: Trajtimi i Covid-19 me plazmën e gjakut, moment historik!
Home
Nderkombetare

“DO TË SHPËTOJMË JETË…”/ Donald Trump: Trajtimi i Covid-19 me plazmën e gjakut, moment historik!

24 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Duke e quajtur “një moment me të vërtetë historik”, Presidenti Donald Trump përshëndeti të djelën miratimin nga qeveria të përdorimit të plazmës konvaleshente, që siç tha ai, “do të shpëtojë jetë të shumta” pacientësh të prekur nga koronavirusi.

Presidenti Trump dhe Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar, gjatë një takimi me gazetarët, theksuan se një muaj pas trajtimit me plazmë ka patur një rënie me 35 për qind të vdekshmërisë tek pacientët nën 80 vjeç, që nuk kanë qënë në respiratorë, dhe që e kanë filluar trajtimin në fazat e hershme të prekjes nga virusi.

“Në prodhimin e ilaçeve të reja, ulja e vdekshmërisë me 35 për qind është një arritje e madhe”, tha Sekretari Azar, përkrah presidentit në konferencën e shtypit, duke shtuar se “ky është një përparim i madh për trajtimin e pacientëve”.

Plazma konvaleshente sigurohet nga pacientë që e kanë kaluar dhe janë shëruar nga koronavirusi dhe është e pasur me anti-trupa. Ajo është përdorur për të trajtuar dhjetra mijëra pacientë me Covid-19 në ShBA.

Pak para konferencës së shtypit, Agjencia e Ushqimit dhe Barnave, njoftoi se kishte autorizuar – por teknikisht pa i dhënë miratim përfundimtar – përdorimit të plazmës që përmban anti-trupa nga pacientë të shëruar.

Një ditë para njoftimit, Presidenti Trump ishte shprehur në një postim në Twitter se “një ‘shtet brenda shtetit’ ose dikush tek Agjencia e Barnave, po e bën shumë të vështirë për kompanitë farmaceutike të sigurojnë njerëz për të testuar vaksinat dhe terapitë e reja”.

Në postim ai vazhdonte më tej se “është e qartë që synojnë ta vonojnë përgjigjen deri pas 3 nëntorit. Duhet të veprojmë shpejt dhe të shpëtojmë jetë!”

Presidenti Trump iu referua ditës së zgjedhjeve presidenciale, në të cilat ai do të ndeshet me ish Nën-presidentin Joe Biden, kandidatin e Partisë Demokratike.

Drejtuesi i Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave (FDA) , Dr. Stephen Hahn, u tha gazetarëve se agjencia kishte arritur në përfundimin se trajtimi me plazmë meritonte miratim në baza urgjence pas analizimit të rezultateve të trajtimit të rreth 20 mijë nga rreth 70 mijë pacientë që janë trajtuar me këtë terapi, si dhe bazuar në studimet e tjera.

“Një përmirësim me 35 për qind i shanseve për të mbijetuar është një përfitim klinik domethënës”, tha ai, duke shtuar se, “kemi patur kërkesa të shumta nga mjekët në mbarë vendin”.

Trajtimi me plazmë është përdorur më parë pa shkaktuar probleme ndaj sëmundjeve të tjera si Ebola dhe difteria, por shkencëtarët, përfshirë disa që punojnë për qeverinë amerikane, janë treguar më të kujdesshëm rreth përdorimit të saj për koronavirusin, duke thënë se rezultatet nuk janë përfundimtare dhe nuk ka prova të tregojnë se funksionon kundër Covid-19.

Kur një gazetar e pyeti rreth gjuhës disi kontradiktore që ai dhe zoti Hahn përdorën për efektshmërinë e plazmës, presidenti, që e ka quajtur trajtimin “shumë të efektshëm”, i dha fund konferencës së shtypit që zgjati 18 minuta, duke lejuar vetëm tre pyetje.

Një zëdhënës i Shoqatës Amerikane të Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare u shpreh në një deklaratë se Presidenti Trump demonstron mungesë vullneti për të dëgjuar mendimin e ekspertëve dhe se “zbulimet kërkojnë mbledhjen e të dhënave” për t’u siguruar se kurat janë të efektshme dhe të sigurta.

“Ky është një proces i domosdoshëm për t’u siguruar se kurat janë të sigurta dhe se trajtimi nuk është më i rrezikshëm se vetë sëmundja”, tha zëdhënësi Ben Corb. “Unë jam shumë i shqetësuar nga ky veprim dhe nga koha që u zgjodh për të”.

Njoftimi u dha një ditë para fillimit të punimeve të kuvendit të Partisë Republikane, i cili do të riemërojë zyrtarisht Presidentit Trump si kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale.

Scott Gottlieb, drejtuesi i parë i Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave gjatë administratës së Presidentit Trump, tha të djelën se përdorimi i plazmës është “ndoshta përfitues” për pacientët me koronavirus, por shtoi shqetësimin për mungesën e të dhënave.

“Mendoj se disa njerëz kërkojnë të shikojnë më shumë të dhëna për të mbështetur vendimin”, shtoi zoti Gottlieb​.

Në konferencën e shtypit të së djelës binte në sy mungesa e drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, i cili është pjestar i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusion.

Dr. Fauci ishte mes atyre që nuk ishte dakort që FDA të miratonte autorizmin në kushte urgjence, sipas një njoftimi të gazetës “New York Times”. Sipas gazetës, Dr. Fauci mendon se të dhënat për miratimin e trajtimit janë ende shumë të pakta.

Presidenti Trump, i vetëdijshëm për akuzat e rivalit të tij Biden dhe demokratëve të tjerë, se ka dështuar në trajtimin e krizës së koronavirusit, ka thënë shpesh se zbulimi i një trajtimi për sëmundjen është i shpejtë dhe ka pohuar se virusi thjesht do të zhduket.

Ekspertë të shumtë amerikanë kanë thënë se vaksina për Covid-19 nuk do të jetë gati deri në fund të vitit ose deri në fillim të vitit tjetër dhe se vetëm në se testet që po bëhen tani në disa vende, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara, do të jenë të suksesshme.

Deri tani në Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën 177 mijë vetë dhe mbi 5.7 milionë të tjerë janë infektuar, më shumë se në çdo vend tjetër të botës./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REKORD INFEKTIMESH NË FRANCË/ Brenda 24 orëve 4897 raste të reja
Previous article DOSSIER/ “Ja e vërteta e vrasjes së ‘5 Heronjve të Vigut’, roli i Gjonmarkajve, kush u implikua”, zbardhet dëshmia...

s.autor

Postime të ngjashme

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT