• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAMA PUBLIKON PAMJET SPEKTAKOLARE/ 60 fermerë në Kavajë thajnë domate për të furnizuar tregjet e Italisë (VIDEO)
Home
Politikë

RAMA PUBLIKON PAMJET SPEKTAKOLARE/ 60 fermerë në Kavajë thajnë domate për të furnizuar tregjet e Italisë (VIDEO)

23 August, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

60 fermerë në Luz të Vogël në Kavajë kultivojnë dhe thajnë llojin e domates Ikram dhe San Marzano, në një sipërfaqe prej 14 hektarë sera, e me kontrata të rregullta furnizojnë sipërmarrjen që i nxjerr në tregjet e Italisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me pamje nga puna e këtyre fermerëve ndërsa theksoi se “kjo panoramë spektakolare si qilim me motive tradicionale, thurur e shtruar mbi tokën tonë nga duart e fermerëve tanë, flet vetë për të gjithë ata që kujtojnë se bujqësia sot është siç ishte deri dje apo siç duket nga kanalet e portalet, ku nuk bën lajm puna e mirë”.

“Cilësia e lartë e domates së prodhuar në Shqipëri, ka bërë që Italia të rrisë vit pas viti interesin për tregun shqiptar, ndërsa kërkesa për domaten e tharë “Made in Albania”, po bëhet më e lartë se kapaciteti i prodhimit”, – shprehet Rama.

Kryeministri bëri të ditur se “për këtë arsye kjo sipërmarrje kërkon që të zgjerohet edhe më tej, me një pikë grumbullimi dhe dhoma frigoriferike, që me mbështetjen financiare nga Programi IPARD, përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, do të krijojnë kushte të reja për më shumë fitim, punësim, eksport”.

Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, tha se “jemi në një subjekt me të cilin kemi lidhur kontratë quhet “Albanian Piemonte”  janë grumbullues, seleksionues dhe eksportues të perimeve kryesisht domateve, Kemi lidhur një kontratë me ta për IPARD II thirrja e dytë për ngritjen e një kapanoni dhe ngritjen e një qendre grumbullimi dhe frigoriferike për përpunimin e mëtejshëm të domateve”.

Administratorja Eva Zylyftari thekson se “ne kemi lidhur kontratë me një fermer në bazë të kërkesës që kemi patur nga italianët . Kemi gjetur tregun të parin , ata kanë pasur një kërkesë diku tek 40 tonë domate të thatë dhe për këtë ne na duhej 400 tonë domate e freskët . Një ndër fermerët që ne marrim produktin është Lutfi Meta”.

Ajo tregon se “kanë lidhur shumë kontrata me shumë fermerë të cilëve u kemi shitur fidanët fillimisht që I kemi marrë nga Italia. Më pas presim që prodhimin e tyre ta blejmë dhe ta eksportojmë. Kemi edhe vetë serën tonë, 1.5 ha” .

Erion Braçaj i “Albanian Piemonte” tha se “italianët janë të interesuar për prodhimin tonë, pikërisht për këtë domate , sepse këtu është vendi, toka, klima që e bën këtë domate shumë të kërkuar.Unë e quaj këtë floriri i kuq.Kemi kërkesa pa fund, sezonin e parë kemi patur 43 fermerë, me një hapësirë 10-12 ha dhe përsëritëm të njëjtën gjë tani”.

Ai shprehet se “javën e parë të gushtit kemi mbjellë domaten e dytë në të njëjtën sipërfaqe”.

#RESPEKT🙏📍Luz i vogël, Kavajë – Kjo panoramë spektakolare si qilim me motive tradicionale, thurur e shtruar mbi tokën tonë nga duart e fermerëve tanë, flet vetë për të gjithë ata që kujtojnë se bujqësia sot është siç ishte deri dje apo siç duket nga kanalet e portalet, ku nuk bën lajm puna e mirë! 60 fermerë kultivojnë dhe thajnë llojin e domates ikram dhe san marzano, në një sipërfaqe prej 14 hektarë sera, e me kontrata të rregullta furnizojnë sipërmarrjen që i nxjerr në tregjet e Italisë.🌿🌿🌿🍅🍅🍅 Cilësia e lartë e domates së prodhuar në Shqipëri, ka bërë që Italia të rrisë vit pas viti interesin për tregun shqiptar, ndërsa kërkesa për domaten e tharë "Made in Albania", po bëhet më e lartë se kapaciteti i prodhimit. Për këtë arsye kjo sipërmarrje kërkon që të zgjerohet edhe më tej, me një pikë grumbullimi dhe dhoma frigoriferike, që me mbështetjen financiare nga Programi IPARD, përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, do të krijojnë kushte të reja për më shumë fitim, punësim, eksport👍

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 23. August 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Dy shqiptare të kthyera nga Shqipëria me koronavirus, vijon rritja e rasteve në Itali
Previous article SHERR PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Kapet 18 vjeçari që plagosi me thikë një 42 vjeçar në Korçë

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT