• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Ekspertët: Vala e dytë e koronavirusit, jo aq vdekjeprurëse sa në mars-prill
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Ekspertët: Vala e dytë e koronavirusit, jo aq vdekjeprurëse sa në mars-prill

23 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Infeksionet e koronavirusit janë rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në Europë duke bërë ekspertët të mendojnë se kemi të bëjmë me një valë të dytë të pandemisë Covid-19.

Megjithatë edhe pse janë shtuar rastet e reja, Bloomberg thotë se ato janë më pak vdekjeprurëse.

“Rritja e testimeve po kap sëmundjen herët dhe ndryshe nga piku në mars dhe prill, kur pandemia hyri në shtëpitë e përkujdesjeve, autoritetet po bëjnë një punë më të mirë për të mbrojtu, të moshuarit dhe njerëzit e tjerë vulnerabël”, shkruan Bloomber.

Franca dhe Spanja kanë regjistruar numrin më të lartë të infeksioneve që prej prillit.

Italia raportoi rritjen më të madhe që prej majit, ndërsa rastet në Gjermani janë dyfishuar gjatë javëve të fundit.

Megjithatë pavarësisht përhapjes së madhe në kontinentin e vjetër, vdekshmëria nuk është si në të njëjtën periudhë më parë, por më e ulët.

“Ose të paktën për tani”, shtojnë shkencëtarët.

“Aksesi i përmirësuar tek testimet ka shumë mundësi të jetë arsyeja kryesore, veçanërisht sepse njerëzit bëhen më të vetëdijshëm për simptomat”, tha John Ford nga Universiteti i Caambridge.

Shumica e infeksioneve është tek të rinjtë që kanë udhëtuar apo festuar gjatë verës. Por disa prej tyre janë asimptomatikë.

Ford shtoi se trajtimi më i mirë i sëmundjes dhe protokolli mjekësor i përmirësuar lidhet me uljen e vdekshmërisë. Rritja e infektimeve në Europë është vënë re pas rihapjes në mesin e Qershorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRA SHQETËSUESE NË GREQI/ 2 viktima nga Covid-19 dhe 284 raste të reja në 24 orët e fundit
Previous article KORONAVIRUSI/ Shtohen rastet në Itali, pjesa më e madhe kthehen nga pushimet

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT