• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHERR ME POLICËT NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Arrestohen tre kushërinj, njëri theu arrestin e shtëpisë
Home
Breaking News

SHERR ME POLICËT NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Arrestohen tre kushërinj, njëri theu arrestin e shtëpisë

23 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre persona janë arrestuar në flagrancë pasi kanosën punonjësit e policisë të IEVP-së Fushë-Krujë.

Policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin me iniciale B.Sh., 39 vjeçarin A. Sh. dhe 24 vjeçarin E.Sh, të tre banues në Nikël të Krujës.

Dy kushërinjtë B.Sh., dhe A.SH., kanë kanosur për shkak të detyrës, për motive të dobëta punonjësit e policisë në IEVP Fushë Krujë, specialistin e informacionit dhe rojen e IEVP-së, ndërsa shtetasi E.Sh., pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte u ka shkuar në ndihmë dy kushërinjve dhe i ka transportuar me makinë për t’i shpëtuar kapjes së policisë.

Sipas informacioneve për “Report Tv” sherri ka nisur pasi dy kushërinjtë kanë pasur një të afërmin e tyre në burgun e Fushë-Krujës dhe kanë kërkuar që t’i ndërrohej dhoma. Pas kundërshtimit të punonjësve të policisë për të ndërruar dhomën e të burgosurve ka nisur edhe sherri mes tyre.

Mësohet se 39 vjeçari me iniciale A. Sh.,  ishte dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Ndërsa 24 vjeçari E. Sh., aktualisht është i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë. Por, i riu ka thyer masën e sigurisë për të ndihmuar kushërinjtë që t’i arratisen policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUND TË TINGËLLOJË E PAMUNDUR/ Po sikur të shkarkonit të gjithë filmat e Netflix brenda sekondës?
Previous article RAMA DËRGOI LETËR PËR VIZITËN NË BJELLORUSI/ Meta mesazh të koduar: Fundi i autokratëve do jetë njësoj (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

PROTESTA/ Emigranti: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Emigranti: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT