• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LETRA/ Rama i shkruan Lukashenkos: Bjellorusia shtet i çmuar për OSBE-në, po ndjekim me shqetësim zhvillimet. Gati oferta jonë
Home
Politikë

LETRA/ Rama i shkruan Lukashenkos: Bjellorusia shtet i çmuar për OSBE-në, po ndjekim me shqetësim zhvillimet. Gati oferta jonë

23 August, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Në një letër dërguar presidentit të Bjellorusisë, kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së dhe ministrja e Jashte e Suedisë, Ann Linde shkruajnë se si kryetarë të tanishëm dhe të ardhshëm të Zyrës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, janë duke ndjekur nga afër dhe me shqetësim zhvillimet në Bjellorusi.

“Në këtë drejtim, ne do të dëshironim të përsërisim ofertën tonë të Shërbimit për Bjellorusinë, në mënyrë që të dëgjojmë pikëpamjet në lidhje me situatën dhe të kemi një diskutim mbi sfidat aktuale në vend. Bjellorusia është një shtet i çmuar i organizatës sonë dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen tonë për Bjellorusinë”, shkruhet në letër.

Dy ditë më parë, saktësisht më 21 gusht ambasada ruse në Tiranë konfirmoi në mbrëmje telefonatën 30 minutëshe të kryeministrit Rama me ministrin e jashtëm rus Lavrov, sa i takon krizës politike në bjellorusi. Në një njoftim të saj thuhet se, “Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama.

Ne njoftim thuhet se, Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës.

Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014.

Gjithashtu në njoftim thuhet se, Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas. Po kështu, ambasada ruse në Tiranë shkruan se palët rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas./TCh

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA NË BJELLORUSI/ Lavrov: Është e pamundur të vërtetohet se Lukashenko nuk fitoi zgjedhjet e 9 gushtit
Previous article E FRIKSHME NË MOTO GP/ I këputen frenat, piloti hidhet nga motori me 200 km/h (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ISHIN GATI PËR TË KRYER ATENTAT/ Tarja, Ymeri e Piroli dyshohet se kanë kryer 3 vrasje, përfshirë Artan Myrtajn Aktualitet

ISHIN GATI PËR TË KRYER ATENTAT/ Tarja, Ymeri e Piroli dyshohet se kanë kryer 3 vrasje, përfshirë Artan Myrtajn

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm Politikë

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT