• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BESIMTARËT S’KANË FRIKË NGA COVID/ Baba Mondi: Nuk i ndalojmë dot…
Home
Sociale

BESIMTARËT S’KANË FRIKË NGA COVID/ Baba Mondi: Nuk i ndalojmë dot…

23 August, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Vijon rituali i festës së besimtarëve bektashinj në malin e Tomorrit. Edhe pse në kohë pandemie, mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria kanë zgjedhur që të ngjitën deri në majë të malit për të adhuruar Abaz Aliun dhe për t’u lutur.

Çdo vit, nga data 18 deri në datën 25 gusht, mali i Tomorrit shndërrohet në vendin shpirtëror për mijëra peligrinë, që nuk kanë munguar as kësaj herë të pafrikësuar nga  Covid-19.

“Vijmë në mal për të adhuruar shenjtin Abaz Ali dhe për t’u lutur për paqe e mirësi në familjet tona. Zoti i shikon dhe i ruan pelegrinët nga e keqja,”-shprehen besimtarët.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi ka deklaruar nga Teqeja e Kulmakut se fluksi i madh i pelegrinëve drejt Malit të Tomorrit ishte i pabesueshëm duke marrë parasysh pandeminë.

“Nuk i ndalojmë dot pelegrinët të vijnë në këtë mal të shenjtë dhe të adhurojnë zotin e tyre. Ne si Kryegjyshatë Botërore e Bektashinjve kemi marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e festimeve në mal, kemi kryer dezinfektimin e të gjithë zonës, kemi rregulluar rrugën drejt malit, kemi siguruar ujin dhe dritat,ndërkohë që në bashkëpunim edhe me bashkitë Skrapar, Berat e Poliçan kemi siguruar praninë e mjekëve dhe ambulancave për tu ardhur në ndihmë çdo pelegrini që mund të ketë probleme shëndetësore,”- ka thënë Baba Mondi.

Sipas traditës, peligrinët mbërrijnë në pikën më të lartë të malit Tomorr ku në një teqe të vogël prehet shenjti Abaz Ali, vëllai i gjetur i profetit Muhamet. Sapo përfundojnë lutjen, ngrejnë çadrat dhe më pas ndezin qirinjtë në vendet e shenjta, dhurojnë të holla dhe bëjnë kurban një deleje apo qengj.

Për mbarëvajtjen e Peligrinazhit të shenjtë në Malin e Tomorrit si dhe për të siguruar respektimin e protokolleve të sigurisë për shkak të Covid-19, Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit,ka hartuar që prej datës 18 gusht një plan të detajuar masash, duke shtuar kontrollet dhe efektivët e policisë rrugore përgjatë të dyja akseve që të çojnë drejt Teqesë së Kulmakut në Malin e Tomorrit si dhe në vendin ku zhvillohet peligrinazhi.

    

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MALËSIA E MADHE ME 24 ORË UJË.."/ Rama: Ne vazhdojmë punën pa u lodhur e pa u çkurajuar nga ata që shohin politikën si...
Previous article "ËSHTË BEKIM NË JETË KUR..."/ Jonida Vokshi dëshiron 3 fëmijë por ka një arsye pse

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg Aktualitet

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT