• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TERROR NË MES TË TIRANËS/ Banorët të tmerruar nga fqinji: Rreh qytetarët, përzë njerëzit nga lokalet (VIDEO)
Home
Sociale

TERROR NË MES TË TIRANËS/ Banorët të tmerruar nga fqinji: Rreh qytetarët, përzë njerëzit nga lokalet (VIDEO)

23 August, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ky është Ilir Kraja, banues në zonën e Ali Demit në Tiranë. Më herët ai ka qenë i arrestuar për tentativë vrasjeje dhe shkatërrim prone, ndërsa më pas në vitin 2016, u arrestua pasi policia i gjeti një kallashnikov.

Banorët e zonës, thonë se Iliri prej disa vitesh është kthyer në një shqetësim për ta për shkak sepse shpesh konsumon alkool si edhe përzë klientët e bizneseve, pranë shtëpisë së tij.

“Vjen kërcënon klientët. I shan i ofendon me llafe nga më të ndryshmet. Ka ushtruar dhunë fizike ndaj njërit. Ishte njeri i vobektë, nuk e di për ca e goditi me një bisht, por ndërhyu një tjetër që e ndaloi.”

“Kam pesë vjet këtu të njëjtën gjë bën. Vjen dhe më përzë klientët nga lokali. Kur vjen ai unë futem brenda ose e mbyll dyqanin se s’ka më njerëz.”

“Ilir kraja është banor i këtij pallati. Njeri shumë problematik. Shqetësimet nga ai janë shumë të mëdha. Kemi komunikuar disa herë me policinë e shtetit. Vijnë e marrin e mbajnë dhjetë orë dhe më pas e lëshojnë thonë që kaq janë kompetencat tona. Ka pesë vjet që vijon e njëjta situatë. Një herë në tre katër ditë këtë avaz ka. Kur pi alkool është edhe më agresiv.”

Ilir Kraja jeton në kushte të vështira ekonomike dhe shpesh detyrohet që të kontrolloj për ushqim edhe në kosha të plehrave. Ai pranoi që të bisedonte me ne, por nuk i pranon ankesat që banorët kanë për të.

“Nuk kam përzën asnjë nga lokali, po ashtu të duket ty. Kush ta tha, ma thuj emrin. Nuk kam shkaktuar hic rrëmujë, më ka rraf ai mua që ka bërë rrëmujë. Më ka gjuajtur vet i pari. Kur ka ndodhur kjo? Para nja dy muajsh. “

“Të kanë shoqëruar disa herë në polici, për çfarë arsye? Ja pra për atë sherrin. Po më kanë thënë që të kanë shoqëruar disa herë, përse? Për akuza…”

Iliri prej kohësh është divorcuar nga bashkëshortja e tij, e cila jeton në Francë me dy fëmijët e tyre.

“Kam qenë i martuar, kam dy fëmijë jetojnë në Francë. Vajza me tre kalamaj, çuni me dy. Të kanë takuar ndonjëherë? Ka ardhur nja dy herë po nuk më ka takuar.”

Burime të Top Channel pranë komisariatit numër 1, i thanë Top Channel, se ai është proceduar penalisht nga ana e tyre për një sherr të ndodhur së fundmi, si dhe i kanë kërkuar institucioneve përgjegjëse që të marrin masa për trajtim mjekësor për të.

Edhe vet banorët kërkojnë që ndaj tij të ketë kujdes më të veçantë.

“Përmes jush kërkoj që kush e ka kompetencë, bashkisë, të ndërhyjnë, më shumë për atë, se në ato kushte apo rretha që jeton ai është…”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NESËR TAKIMI HOTI-HARADINAJ/ LDK e bindur: Posti i Presidentit na takon ne...
Previous article ERJON BRAÇ DHE PJETRIN NDREU REPLIKA NË "FACEBOOK"/ Zv. kryeministri: Të blej një maskë që mos ta pësoj si zëvendësat e tu...

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg Aktualitet

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT