• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAMJET E RËNDA/ Ulërin në avion, momenti kur kritiku i Putinit shfaq shenjat e helmimit, si ‘i pajetë’ mbi barrelë futet në ambulancë
Home
Nderkombetare

PAMJET E RËNDA/ Ulërin në avion, momenti kur kritiku i Putinit shfaq shenjat e helmimit, si ‘i pajetë’ mbi barrelë futet në ambulancë

22 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Janë publikuar për herë të parë momentet e para kur lideri opozitar rus, Alexey Navalny, shfaq shenjat e helmimit në avion. Në videon e publikuar nga ‘The Sun’, ai dëgjohet duke ulëritur, ndërsa i jepet menjëherë ndihmë dhe avioni bën ulje emergjente.

Navalny, 44 vjeç, filloi të ndihej keq kur ishte në avion teksa po kthehej për në Moskë nga qyteti siberian i Tomskit, tha në Twitter zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh.

Më pas, videoja e filmuar përmes dritares së aeroplanit tregon një njeri të palëvizshëm që po merret me barrelë nga një ambulancë.

Ai piu vetëm çaj të zi në një kafene tek aeroporti përpara se të nisej, Yarmysh i tha radiostacionit rus “Echo”. “Supozojmë se Alexey është helmuar me diçka të përzier në çaj. Ishte e vetmja gjë që ai piu në mëngjes. Mjekët thonë se toksina ishte tretur më shpejt nga lëngu i nxehtë”, ka shkruajtur në Twitter Yarmysh.

Më vonë të enjten, Yarmysh tha që Navalny ende nuk ishte diagnostikuar. “Ne nuk e dimë se çfarë e shkaktoi saktësisht gjithçka që ndodhi,”- tha ajo, duke shtuar se familja dhe mjeku i Navalny kishin vendosur ta transferonin atë në një institucion tjetër, për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë e tij, si dhe nga mungesa e pajisjeve të nevojshme për testim.

I pyetur nga një reporter nëse Navalny ishte helmuar, nënkryetari i spitalit, Anatoly Kalinichenko tha: “Natyrisht, helmimi konsiderohet si një nga arsyet e mundshme për përkeqësimin e gjendjes së tij. Por përveç kësaj, kjo mund të jetë një nga problemet e shumta që filluan në mënyrë akute dhe që çuan në të njëjtat reagime klinike. Ne po punojmë për të gjitha këto: duke përjashtuar dhe konfirmuar”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Hunda “portë” infektimi për Covid-19, maska në këtë formë është si të mos e kesh fare
Previous article "IRONIA" e Ilir Beqaj: Të na tregojë Basha deklaratën vjetore individuale të të ardhurave dhe e kuptojmë çfarë...

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT