• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Inteligjenca amerikane publikon informacionin: Autoritetet në Wuhan e mbajtën të fshehtë për javë të tëra faktin se…
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Inteligjenca amerikane publikon informacionin: Autoritetet në Wuhan e mbajtën të fshehtë për javë të tëra faktin se…

22 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Inteligjenca amerikane ka mbledhur informacione që tregojnë se autoritetet zyrtare në Wuhan, Kinë, e mbajtën të fshehtë ​​për javë të tëra lajmin për virusin që rezultoi në pandeminë Covid-19, dhe nuk informuan zyrtarë të lartë në Pekin.

Siç shkruan CNN, raportet e inteligjencës amerikane gjithashtu thonë se kur Partia Komuniste Kineze mësoi për virusin, ajo kërkoi ta mbante të fshehtë informacionin nga pjesa tjetër e botës, thanë zyrtarët amerikanë.

Kjo nuk është diçka e re, pasi administrata e Presidentit amerikan Donald Trump e ka bërë vazhdimisht këtë akuzë dhe zyrtarët amerikanë thonë se sjellja kineze i përshtatet një modeli që u pa gjithashtu gjatë shpërthimit të infeksionit SARS në vitin 2003.

Ndërsa SH.B.A. vazhdon të mbledhë informacione rreth shpërthimit të koronavirusit të ri në Kinë, inteligjenca përmban prova të padiskutueshme të përpjekjes të mbulimit të saj nga Wuhan, thonë zyrtarët.

“New York Times” ishte i pari që zbuloi se inteligjenca amerikane kishte raportuar për përpjekjet për të mbuluar informacionet rreth virusit në nivelin lokal në Wuhan.

Presidenti Donald Trump dhe zyrtarët e tij të lartë kanë sulmuar në mënyrë agresive Kinën për pandeminë, e Trump në një moment ka sugjeruar se Pekini me dashje lejoi që virusi të përhapet përtej kufijve të tij për të dëmtuar ekonomitë e kombeve të tjera.

Kritika shkaktoi një acarim të raporteve mes dy vendeve.

Qeverisja lokale në Wuhan përfshin si zyrtarë shtetërorë, ashtu edhe zyrtarë të Partisë Komuniste Kineze, dhe zbulimet e SH.B.A.-së tregojnë se edhe brenda partisë, zyrtarët nuk i ndanin lirshëm informacionet me homologët e tyre në Pekin, tha një zyrtar.

Konsullata kineze në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga CNN.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBAJE TA KESH ATY, TË RUASH VETEN"/ Biseda mes dy shokëve për armën para vrasjes së Krajës në Shkodër
Previous article ILIR BEQAJ/ Për arsimin e dekadës së ardhshme

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT