• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMBI BETEJËN ME COVID-19/ Mesazhi prekës i shkollës për vdekjen e këngëtares fierake: Në mënyrën më të pazakontë, iku një njeri jo i zakontë
Home
Breaking News

HUMBI BETEJËN ME COVID-19/ Mesazhi prekës i shkollës për vdekjen e këngëtares fierake: Në mënyrën më të pazakontë, iku një njeri jo i zakontë

22 August, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një mesazh prekës kushtuar mësueses dhe këngëtares së njohur të muzikës myzeqare Rainita Pupi, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme pasi humbi betejën me COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, drejtoria e shkollën 9-vjeçare “Pinellopi Piro” në Fier i ka kushtuar një mesazh të ndjerë mësueses që ishte pjesë e stafit të këtij institucioni. Në mesazh thuhet se shkollës iu pre një krah i fortë dhe energjik.

Pas nje beteje të gjatë, rreth 4-javore, dhe prej tre ditësh e intubuar në një nga spitalet Covid dje këngëtarja e njohur humbi jeten. Ajo është ndare nga jeta në moshën 52 vjecare ne kryeqytet ku ishte edhe nen kujdesin e mjekeve. Kohët e fundit familjaret e saj kishin kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për këngëtaren.

POSTIMI I SHKOLLES “PINELLOPI PIRO”
I pabesueshëm, por fatkeqësisht i vërtetë, lajmi i zi që morëm mbrëmë. Kolegia jonë, zëvendësdrejtore Rainita, humbi jetën në përballje me virusin kobzi, që po endet këtyre kohëve nëpër Botë. Me Rainitën, nga ky virus, shënuam të gjithë nga një humbje tonën. Të pazëvendësueshme!

Shkollës sonë iu pre një krah i fortë dhe energjik, i tillë që vështirë të zëvendësohet. Qytetit i iku një artiste energjike, e përkushtuar dhe gjithë pozitivitet, në kulmin e krijimtarisë dhe veprimtarisë së saj. Familjes i iku gruaja, nëna dhe gjyshja model, që secilin prej këtyre roleve familjare, e merrte me natyrshmërinë më të madhe. Me të njëjtën natyrshmëri sipërmerrte edhe rolet shoqërore dhe detyrimet si qytetare e angazhuar. Humbja e Rainitës është e disafishtë. I pamundur është misioni, që dhembja të përkthehet në fjalë që ngushëllojnë familjarët dhe miqtë e saj më të afërt, e megjithatë, në emër të kolektivit të shkollës i përcjellim ngushëllimet më të ndjera familjes.

Në mënyrën më të pazakontë, iku një njeri jo i zakontë. Një njeri shumë i veçantë, për ne që e njohëm. I paharruar kujtimi yt, Rainita, mike dhe kolege e dashur.

“Pinellopi Pirro” do të të kujtojë e do të ta çmojë gjatë pasionin, energjinë dhe përkushtimin që solle ndër ne, kolegë, prindër e nxënës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DASHURI NË DISTANCË/ Betimi i Stresit për Kejsin: Ditën që do të shoh në sy… (FOTO)
Previous article DIGJET KALIFORNIA/ Guvernatori kërkon ndihmë nga Australia dhe Kanadaja (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT