Zjarri që ka filluar dy ditë më parë në Kurorën e ‘’Gjelbër’ në kodra” po rrezikon banesat në qytetin e Peqinit.
Flakët kanë arritur deri në periferi të qytetit. Prej terrenit të thyer zjarrfikëset e Elbasanit, Peqinit dhe Rrogozhinës s’mund të hyjnë në vatrën kryesore të flakëve, ndaj më herët është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.
Në kodrën e ullirit flakët kanë arritur të izolohen, por në zonën afër spitalit të Peqinit situata është më shqetësuese.



