• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA E RËNDË NË VELIPOJË/ Del ekspertiza, Enisa Doda është mbytur pasi ra nga motori i ujit
Home
Aktualitet
Kronikë

NGJARJA E RËNDË NË VELIPOJË/ Del ekspertiza, Enisa Doda është mbytur pasi ra nga motori i ujit

21 August, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

17-vjeçarja Enisa Doda është mbytur në det pasi është rrëzuar nga motori i ujit në Velipojë, dy ditë më parë. Ky është rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore, e cila ka dalë në përfundimin se shkaku i vdekjes ka ardhur nga bllokimi i frymëmarrjes.

Sipas ekspertëve, shenjat e nxira në trup janë si pasojë e bllokimit të frymëmarrjes dhe jo nga dhuna, siç dyshoi fillimisht policia.

Ndërkohë Indrit Bajraktari është marrë sërish në pyetje nga policia, por ai ka thënë se do të flasë në gjyq, duke mos treguar se si ra nga motori i ujit Enisa Doda.

17-vjeçarja u gjet rreth 800 m larg begut të detit nga peshkatarët pa shenja jete. Ajo kishte dalë për xhiro në det me Indrit Bajraktarin, i cili dyshohet se nuk i dha ndihme dhe ka dalë me not në breg.

Pronarët e motorit të ujit nuk e kanë lejuar të largohet, pasi fillimisht 25-vjeçari tha se vajzën e mori xhaxhai, ndërkohë në polici u shpreh se ajo u mbyt pasi ra në det.

Mbetet ende mister se si ra e mitura në ujë, ndërkohë që ai kur u nis kishte jelek shpëtimi, ndërsa u gjet nga peshkatarët pa këtë jelek. Familja e Enisa Dodës e njihte Indrit Bajraktarin, i cili rezulton se është i martuar në Angli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ Dy viktima dhe 152 raste të reja. Ja sa persona u SHËRUAN në 24 orët e fundit
Previous article ZJARR NË DËRVEN TË FUSHË-KRUJËS/ Zjarrfikësit shpëtojnë nga djegia Kishën katolike

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT