• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19 NË ITALI/ Ulet në 30 vjeç mosha mesatare e të infektuarve
Home
Nderkombetare

COVID-19 NË ITALI/ Ulet në 30 vjeç mosha mesatare e të infektuarve

21 August, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Sipas Institutit të lartë të Shëndetësisë në Itali, mosha mesatare e rasteve të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit gjatë periudhës 10 deri 16 gusht është ulur në rreth 30 vjeç.

Sipas autoriteteve, kjo ndryshesë “Në Itali, si në Europë dhe globalisht, ka ndodhur për shkak se qarkullimi i Covid sot “ndodh më shpesh mes grupmoshave të reja, teksa janë rihapur aktivitetet tregtare dhe është shtuar grumbullimi dhe lëvizja e njerëzve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, për të tretën javë me rradhë në vend ka  rritje të rasteve të reja dhe se incidenca kumulative në 14 ditët e fundit (periudha 3-16 gusht) është 9.65 për 100 mijë banorë, “e ngjashme me nivelet e vërejtura në fillim të qershorit”. 28.3% e rasteve të diagnostikuara jamë të importuara nga jashtë kurse shumica e infeksioneve kanë ndodhur brenda territorit italian.

Po sipas autoriteteve shëndetësore, numri më i madh i të identifikuarve të rinj me Covid janë asimptomatikë dhe se ka ndryshuar për mirë dinamika e transmetimit teksa është identifikuar edhe ulja e ashpërsisë klinike të Covid.

Sipas të dhënave pandemike të javës që kaloi, në Itali pas zvogëlimit të numrit të rasteve të infeksionit falë masave të bllokimit, vendi tashmë është në një fazë tranzicioni epidemiologjike, me një tendencë përkeqësimi progresiv

Sipas një raporti të Institutit të Lartë të Shëndetësisë italiane, “Numri i rasteve të reja të infeksionit mbetet përgjithsht i ulët, por ka qenë në rritje për tre javë rresht” dhe se “Nëse masat e sigurisë dhe karantinat nuk respektohen “në javët e ardhshme, në javët e ardhshme do ketë rritje të ndjeshme të numrave Covid”.

“Ne nuk e dimë nëse do të ketë një valë të dytë të Covid, por edhe nëse po, ajo nuk do të jetë me të njëjtën madhësi me të cilën u desh të përballemi në fund të shkurtit, marsit dhe prillit”. Ishin këto fjalët e Franco Locatelli, presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetit në Itali i cili gjithashtu shprehu besimim se bota sot është në gjendje të garantojë disa strategji vendimtare për të identifikuar dhe kufizuar shpërthimet e epidemive dhe prodhimin e pajisjeve individuale për të parandaluar përhapja e infeksionit Covid.

“Pandemia e Covid-19 ka shtrënguar deri në mbisaturim sistemin e shëndetit në botë por sot shumica e vendeve kanë aftësi për të kontrolluar në mënyrën më të mirë të mundshme pandeminë për të parandaluar sa më shumë humbjet e jetëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KA GJURMË HELMIMI NË.../ Moska refuzon ofertën e Merkelit për kurimin e Navalny në Berlin
Previous article COVID-19/ Kryeministri grek: Vaksina do të jetë falas për të gjithë qytetarët

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT