Shqipëria një vend me bukuri të shumta natyrore, i till është edhe lumi i Shalës një mrekulli përrallërore.
Lumi i Shalë së fundmi është futur në guidat turistike, pasi po tërheq një vëmendje të veçantë, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.
Për të shkuar tek Lumi i Shalës më parë duhet të kalosh tek liqeni i Komanit, rrugë e cila bëhet me anije.
Ky destinacion është kthyer në një pikë turistike, vecanerisht për të rinjtë. Pothuajse një pjesë e madhe e pushuesve pasi mbarojnë pushimet e tyre në bregdetin shqiptar, nisen drejt lumit të Shalës.
Aventurierët e natyrës mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës. Aty ka dhe një plazh të vogël ku mund të bësh dhe banjo dielli, por s’mund të lëme pa përmendur që uji është “akull” i ftohtë, por ata që e durojnë këtë temperaturë të ulët mund të lahen pa problem.
Hotele për të kaluar natë në këtë destinacion nuk ka, por vetëm një restorant që ofron gatimet e nevojshme. Nëse keni dëshirë të qëndroni për fjetje ekziston gjithnje mundësia e çadrave të kampingut, që është aplikuar vitin e fundit shpesh.
Nëse doni të vizitoni Lumin e Shalës vizitë 1 ditore ju mund t’i referoheni guidave turistike.
Gjatë udhëtimit në këtë zonë ju jepet mundësia të eksploroni edhe bukuri të tjera natyrore, si Shpellën e Lshtë të Kaurrit, Gurin e Lekë Dukagjinit, shpellën e Pëllumbave dhe Ishullin e Paqes./ Rreth e rrotull Shqipërisë.











