• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MBROJTJA NGA COVID-19/ Sllovenia vendos masën e vetizolimit për udhëtarët nga Kroacia
Home
Nderkombetare

MBROJTJA NGA COVID-19/ Sllovenia vendos masën e vetizolimit për udhëtarët nga Kroacia

21 August, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Sllovenia vendosi që udhëtarët nga Kroacia, të cilët hyjnë në territorin e saj, të vetizolohen për 14 ditë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm slloven, Ales Hojs. Ai theksoi se sllovenët që gjenden tashmë në Kroaci, do të jenë në gjendje të shmangin masën e vetizolimit nëse kthehen në Slloveni, para të hënës.

Kroacia i shpëtoi valës së parë të pandemisë për shkak të masave të shpejta të izolimit dhe mungesës së turistëve në fund të dimrit. Vendi filloi të promovojë veten si një destinacion i sigurt për turistët.
Por, ditën e enjte regjistroi 255 raste të të infektuarve, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7.329. Sllovenia ka regjistruar 2,356 raste, dhjetëra prej të cilave janë persona që janë kthyer nga udhëtimet në Kroaci, gjatë dy javëve të fundit. Sipas zyrtarëve kroat, më shumë se 140,000 sllovenë e kanë vizituar vendin këtë muaj.

Të enjten, edhe Britania e Madhe gjithashtu shtoi Kroacinë në listën e saj të vendeve jo të sigurta, ndërsa Gjermania këshilloi qytetarët që të mos udhëtonin në disa rajone të Kroacisë. Instituti gjerman për sëmundjet infektive ka thënë se Kroacia është në vendin e tretë si burim i importimit të rasteve me COVID-19, pas Kosovës dhe Turqisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSJA NË POGRADEC/ Autori hyri i dehur në lokal dhe qëlloi me armë drejt 5 personave (EMRAT+DETAJET)
Previous article THELLOHET MISTERI/ Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, Indrit Bajraktari rezulton i martuar në Angli

s.autor

Postime të ngjashme

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT