Një kameriere 19 vjeçare, e fiksuar pas rrjeteve sociale ka vrarë veten teksa fliste në telefon me shoqen e saj, pasi nuk merrte shumë “like” në postimet që bënte në profilin e saj.
19-vjeçarja Chloe Davison u gjet e varur në banesën e saj në Lanchester në County Durham pasi policia shkoi atje për t’i ardhur në ndihmë pas alarmit të ngritur nga shoqja e saj.
Edhe pse ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje nuk mund të shpëtonin vajzë, së cilët i ishin kthyer në obsesion rrjetet sociale.
Në dëshminë përpara grupit hetimor, nëna e Chloe tregoi në mënyrë të detajuar se si rrjetet sociale “morën jetën” e së bijës, pasi ajo ishte e fiksuar që të kishte vëmendjen e njerëzve.







