• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAPJA E SHKOLLAVE/ Mjeku Alimehmeti qetëson prindërit: Ja pse fëmijët nuk janë transmetuesit kryesorë të Covid. STUDIMI…
Home
Breaking News

HAPJA E SHKOLLAVE/ Mjeku Alimehmeti qetëson prindërit: Ja pse fëmijët nuk janë transmetuesit kryesorë të Covid. STUDIMI…

20 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mjeku shqiptar Ilir Alimehmeti, ka qetësuar prindërit, sa i përket fillimit të shkollave dhe rrezikut që u kanoset nga Covid.

Siç shkruan Alimehmeti, rritja e shkollave nuk do të sjellë rritje të shifrave të Covid, pasi fëmijët nuk janë transmetuesit kryesorë të pandemisë. Këtë hipotezë ai e ka shoqëruar me argumente nga studimi.

Postimi i Alimehmetit:

Tjetër lajm i mirë për fëmijët dhe shkollat!

Një rishikim sistematik i literaturës (maja e piramidës së cilësisë së evidencës) u zhvillua në Karolinska Institute – Suedi (universiteti nr. 11 në Europë dhe nr. 41 në botë).

Rruga e daljes nga “confirmation bias” në evidencën shëndetësore është pikërisht rishikimi sistematik i literaturës.

Artikulli është publikuar më 18 Gusht 2020 ne prestigjiozen Acta Pediatrica dhe del në konkluzionet se (përkthim):

FËMIJËT NUK JANË TRANSMETUESIT KRYESORË TË PANDEMISË.

HAPJA E SHKOLLAVE, KOPSHTEVE DHE ÇERDHEVE KA GJASA SHUMË TË ULËTA QË TË NDIKOJË NË SHIFRAT E MORTALITETIT NGA COVID-19.

Pas rishqyrtimit të rreth 700 artikujve të publikuar dhe të fokusuar mbi efektin e transmetimit të COVID-19 nga fëmijët, rezultatet kryesore janë si më poshtë:

(Perkthim)

Fëmijët përbëjnë një fraksion të vogël të rasteve me COVID-19 dhe kanë kontakte sociale kryesisht me fëmijë bashkëmoshatarë dhe me prindërit e tyre, dhe jo po aq shumë me të moshuarit në risk për sëmundje të rëndë.

Të dhënat mbi ngarkesat virale janë të pakëta, por tregojnë se fëmijët mund të kenë nivele më të ulëta se të rriturit, pjesërisht për shkak se kanë shpesh më pak simptoma.

 Studimet e transmetimit në shtëpi tregojnë se rrallëherë janë fëmijët rasti i parë (index case).

 Studimet e rasteve sugjerojnë se fëmijët me COVID-19 rrallëherë shkaktojnë vatra epidemie.

Megjithatë, ka shumë gjasa që fëmijët kanë mundësinë (pra nuk është zero mundësia) që ta transmetojnë virusin SARS-CoV-2 dhe që edhe fëmijët asimptomatikë mund të kenë ngarkesa virale.

Forca miq!

Është e kuptueshme që kemi shqetësim të rritur për fëmijët tanë, por fatmirësisht ata nuk preken rëndë nga sëmundja dhe gjasat janë të vogla që të sëmurin të tjerët!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH EDHE KJO/ Bonus 1500 euro, për ata që martohen brenda vitit 2020
Previous article MERO BAZE/ Dy “Bjellorusitë shqiptare”, ajo e Berishës dhe Ramës

F.autor

Postime të ngjashme

MES TË IZOLUARVE EDHE ERGYS AGASI/ BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, gjenden disa... Aktualitet

MES TË IZOLUARVE EDHE ERGYS AGASI/ BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, gjenden disa...

E RËNDË/ Dhunohet me shkopinj bejsbolli mjeku në Mirditë, i zunë pritë sapo doli nga banesa dhe... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Dhunohet me shkopinj bejsbolli mjeku në Mirditë, i zunë pritë sapo doli nga banesa dhe... (EMRI)

"JU ERDHI FUNDI"/ Mbishkrime revoltuese në muret e Ministrisë së Arsimit Aktualitet

"JU ERDHI FUNDI"/ Mbishkrime revoltuese në muret e Ministrisë së Arsimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT