Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë nga Covid gjashtë persona në Itali.
Ndërsa rastet e reja të të infektuarve janë 845.
Sipas autoriteteve shëndetësore totali i rasteve aktive në vend është më shumë se 16 mijë kurse në repartet e terapisë intensive ndodhen 68 pacientë.
Vetëm në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 154 raste të reja me Covid Covid dhe 2 viktima.


