Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën arrest me burg për Stjuart Smakajn autorin e vrasjes së Gledis Krajës dy ditë më parë. Smakaj sot përballë togave të zeza nuk e ka mbajtur dot vetën dhe ka shpërthyer në lot pasi siç është mësuar vrasja ka qenë aksidentale, pasi Gledis Kraja ishte shoku i ngushtë i 29-vjeçarit.
Stjuarti ka qëlluar 14 herë mbli Gledisin me Kallashnikov, ndërsa në momentin e vrasjes ka qenë së bashku me të vëllanë, Sebastianin. Objektivi i Stjuartit ka qenë pronari i një mobilerie, më të cilin ka patur një konflikt të çastit.


