Një 40 vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Gramshit.
Sipas njoftimit të policisë, 40 vjeçari vuante nga problemet mendore.
Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në fshatin Duzhë, Gramsh, është gjetur i mbytur në rezervuar shtetasi V.L., 40 vjeç, banues në fshatin Duzhë , Gramsh, me probleme mendore.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


