Pavioni i pediatrisë në Elbasan është mbyllur, pasi dy sanitare të këtij institucioni janë konfirmuar pozitive në analizat e koronavirusit.
Ky institucion do të qëndrojë i mbyllur për disa ditë.
Mësohet se pavioni i Pediatrisë është zhvendosur tek Urgjenca e Vjetër.
Kujtojmë që prej ditësh vendi ynë ka shënuar një numër të lartë të të infektuarve me Covid-19. Ditën e djeshme 2 persona e humbën betejën me koronavirusin, ndërsa u shënuan edhe 155 raste të reja, shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë.


