Australia ka bërë me dije se ka siguruar qasje në një vaksinë premtuese të koronavirusit.
Nëse vaksina do të jetë e suksesshme Australia do të japë doza falas për të gjithë popullsinë e saj.
Autoritetet australiane kanë bërë me dije se vakzina po zhvillohet nga ndërmarrja farmaceutike AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it.
Kryeministri Scott Morrison është shprehur se nëse provat klinike do të jenë të sukseshme AstraZeneca do të sigurojë qasjen e hershme për çdo Australian.
Kujtojmë që deri më tani në Australi 450 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 23,989.


