Qeveria maqedonase ka marrë vendimin se nxënësit nga klasa e parë në të tretë do të zhvillojnë mësimin në shkollë, ndërsa të tjerët online.
Lajmin e ka bërë me dije ministi i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ndër të tjera ai tha se edhe prindërve të nxënësve deri në klasë të tretë do t’u jepet edhe mundësia e zgjedhjes. Ata kanë të drejtë të kërkojnë që fëmijët e tyre mos të shkojnë në shkollë, por ta zhvillojnë mësimin online.
“Gjithashtu, me kërkesë të prindit, fëmijët nga klasa e parë e deri në të tretën do të mund ta ndjekin mësimin e plotë edhe online. Pas bisdimeve intenzive me prindërit dhe personat tjerë profesionist kemi vendosur të lejojmë të ketë zgjedhje ana e prindit. Shkaku është se në disa familje të caktuara ka prindër të cilët janë të sëmurë kronikë me rrezik të lartë shëndetësor” tha Filipçe.


