Miq e familjarë kanë shprehur dhimbjen që ndjejnë për vdekjen e 23-vjeçarit Gleids Kraja, të cilit ja mori jetën një plumb, gabimisht.
Përmes komenteve, që kanë lënë poshtë fotove të të riut, ata shkruajnë dhe urojnë që familja e Krajës të ketë forcë të majftueshme për të përballuar këtë dhimbje të madhe.
“Qofsh i xhenetit allahu tpast afer vedit. Ngushellime familjarve,”- shkruan dikush.
“Allahu te meshiroft qofsh i xhenetit firdeus Allahu ju dhasht saber dhe forc familjareve ta perballojn kte dhimbje te madhe qe ska fjal qe e pershkrun ne lule te rinis djali si pllumb tu rrit per dit me kalb dheu shum shum e rand por te Allahut jemi dhe tek aj do te kthehemi,”- shkruan një tjetër.
“Paq Rahmetet e Allahut. Ngushellime familjes,”– vijon dikush më tej.
“Ngushellime familjes,qofte i xhenetit,”– shkruan edhe dikush.
“Qofsh I xhehnetit e zoti I dhashte force Adit e Hetit me e perballu ket humbje😭😭😭oh çfare djalit 😭😭 si jeton nana pa ty😭😭😭,”– vijon dikush tjetër.
“Qoft i xhehnetit e zoti e forcoft familjen . Ngushellime,”- shkruan dhe një tjetër.
Ndërkohë, në mesin e fotove të Gledis Krajës, spikat edhe një koment i bërë nga vëllai i personit që e vrau, aksidentalisht. Sebastian Smakaj, vëllai i Stjuart Smakajt, miku i viktimës që shkrepi automatikun dhe vrau Krajën, shkruan se Gledisi ka dalë për ‘MarshAllah’.
“Mashaallah o bish,”- shkruan Sebastiani.
“Falimnres ma bish,”- ia kthen Kraja, fjalë këto që konfirmojnë marrëdhënien miqësore mes të rinjve.




