Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, bën me dije se është zbuluar një test i ri, të cilit i duhen 45 minuta kohë, për të kuptuar nëse jemi infektuar me Covid.
Testi është ideuar dhe zhvilluar nga Universiteti Yale në SHBA dhe përdor si material biologjik pështymën.
Postimi i Ilir Alimehmetit:
Super lajm i mire!
Nje tjeter test i shpejte i shtohet armates!
?? FDA (Food and Drug Administration) e SHBA-se ka dhene aprovimin e emergjences per nje test te ri per gjetjen e koronavirusit.
?? Testi eshte ideuar dhe zhvilluar nga Universiteti Yale ne SHBA.
Cfare perfitohet?
Testi i nxjerr rezultatet per vetem 45 minuta
Testi perdor si material biologjik peshtymen
Kostoja eshte shume me e ulet se RT-PCR
?? Komisioneri i FDA-se “Stephen Hahn” e quajti testi si “revolucionar” per sa i perket eficiences se tij dhe faktit qe nuk ndikohet nga mungesa e materialeve mjekesore.
SalivaDirect eshte nje metode testuese e lire, me e thjeshte dhe me pak invazive, e cila nuk ka nevoje per ekstraktim te acidit nukleik dhe mund te perdoret me reagente te ndryshem qe gjenden lehtesisht ne dispozicion.
Prof. Nathan Grubaugh (Universiteti Yale) tha se:
“E kemi thjeshtuar testin, ne menyre qe te kushtoje vetem dy dollare per reagentet dhe presim qe laboratoret ta vendosin cmimin rreth 10 dollare per testim”.
Te shpresojme qe sa me shpejt keto teste te fillojne te futen edhe ne Shqiperi!


