Aktori i humorit njëherazi edhe anetari i Këshillit të PD Julian Deda, ka bërë nje postim aspak të zakontë ditën e sotme, shkruan AlpeNews.al
Teksa është futur në përplasjen Meta-Veliaj (si dhe në çdo debat tjetër që bëhet në vend), Deda habit kur thotë se nëse Likja (Ilir Meta) do të kishe dhene urdhër që në 2015 te fitonte Halim Kosova, gjërat do ishin ndryshe.
Mëposhtë, postimi i Julian Dedës
“Kur Erion fiku kishte nevojë per votat e Metës nuk dinte ku ta lepinte më parë, ndërsa sot që është në hall të madh për ato SMS-të e dërguara në drejtim të gazetares, koka e parë politike që kërkon të presë është pikërisht ajo e Ilir Metës.
Në fakt, ti Like, e meriton një gjë të tillë, se çfarë do mbjellësh do korrësh. Të kishe dhënë urdhër në 2015-tën të votohej Halimi, sot s’do kishim as gazetarë të kercënuar, as leje ndërtimi pa kriter, as shembje Teatri, as adoleshent të vrarë në Sharrë, as vjedhje masive taksash, as tendera për gjobaxhinjtë dhe mbi të gjitha me shumë mundësi nuk do kishim mes nesh modelin më të ndyrë politik në historinë e Shqipërisë post-komuniste, Erion Fikun…!
P.s. Erioni, ky insekt politik është stërvitur të kafshojë çdo dorë që e ka ndihmuar dhe dora e rradhës që duhet kafshuar sa më shpejt është ajo e Edit.”


