• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK KAM FRIKË POR VIRUSI TË LODH DHE…”/ Çfarë tha Alfred Koçi për mediat para se të ndërronte jetë
Home
Breaking News

“NUK KAM FRIKË POR VIRUSI TË LODH DHE…”/ Çfarë tha Alfred Koçi për mediat para se të ndërronte jetë

18 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pandemia po vijon të shkaktojë tragjedi familjare në Shqipëri. Abcnews.al mëson se muzikanti Alfred Koçi ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në Tiranë pak ditë pasi ishte shëruar nga koronavirusi.

Ai qendroi për më shumë se 22 ditë i shtruar në spitalin Infektiv duke dalë tërësisht i shëruar prej andej, por dëmtimet që kishte lënë në trup koronavirusi ishin të mëdha.

Pas një trompoze në mushkri, Alfredi ndjeu vështirësi të mëdha në frymëmarrje duke u detyruar të shkonte sërish në spital, ku edhe ndërroi jetë.

Teksa ishte shtruar, duke u kuruar nga koronavirusi, Alfredi kishte humbur nënën e tij nga virusi, ndërsa e mësoi këtë fakt vetëm pasi doli nga spitali, gjë e cila duket se rëndoi gjendjen e tij shëndetësorë.

Alfredi ishte personazh i reportazhit brenda Infekivit tre javë më parë, ku ai bëri thirrje që çdokush të tregonte kujdes pasi sipas tij, koronavirusi, nuk ishte një grip i thjesht, por një virus i rëndë që e kishte detyruar atë të shtrohej në spital.

Ndërkohë që fliste, Alfredi nuk e dinte se nëna e tij, e shtruar më herët një kat më sipër, kishte ndërruar jetë.

Kjo është një tjetër tragjedi, e cila konfirmon se nevojitet një kujdes i shtuar nga të gjithë qytetarët gjatë këtyre muajve të vështirë për secilin.

Pjesë nga biseda e gazetares me Alfredin e ndjerë tek Infektivi:

Si je? Je i trembur?

Alfred Koçi: Jo, i trembur jo, por Covid-i të lodh shumë. Jam i lodhur

Sa ditë ke që je këtu?

Alfred Koçi: 22 ditë. Kam probleme me frymëmarrjen. Mjekë dhe infermirë janë të gjithë në këmbë duke na shërbyer. Të gjithë po na shërbejnë, por në fund, ai që duhet të dalë nga kjo krizë, je ti, dalja është e jotja. Kjo lloj daljeje nga situata është e vështirë shumë. Po shumë e vështirë.

Ehe..

Alfred Koçi: Kështu që kushdo që të na shohë, t’i verë gishtin kokës. Kur të shohë atë ajrin e pastër aty jashtë, të shohë jetën para. Mos t’i besojë kot fjalëve që s’ka virus, etj., virus ka, ekziston dhe ja ku jam unë tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLEMIKAT PËR DREJTIMIN E BARCELONËS/ Trajneri Koeman: Dua të jem trajner i katalanasve, por…
Previous article SHOKUESE NË TIRANË/ Gjendet një foshnje e pajetë në koshin e mbeturinave

F.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë Aktualitet

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit Breaking News

RAMA MBLEDH KABINETIN QEVERITAR TË PREMTEN TE PALLATI I BRIGADAVE/ Zbardhet AGJENDA e takimit

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij Aktualitet

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT