Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:15 në lagjen “Daniel Matlija” në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri tip automatik, 23 vjeçari Gledis Kraja, i cili ka ndërruar jetë pasi është dërguar në spital.
Policia ka identifikuar autorin, i cili dyshohet se është Sebastian Smakaj. Smakaj tashmë është shpallur në kërkim dhe raportohet se ka qenë shok i viktimës.
Ndërkaq bëhet me dije se autori është kampion kombëtar në “Tawkondo” për peshën 80 kilogramë.
Viktima nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra, pasi është qëlluar me 14 plumba nga autori.
Ende nuk dihen shkaqet se pse ka ndodhur kjo vrasje që ka tronditur Shkodrën.


