Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka marrë sot pjesë në Forumin online Ndërkombëtar të Liderëve 2020 që startoi me ditën e parë të Konventës Kombëtare Demokrate.
Si temë për ditën e parë u trajtuan rreziqet kryesore të demokracisë në shekullin që jetojmë si dezinformimi siguria kibernetike dhe mbrojtja e demokracisë digjitale.
Interesimi i Taulant Ballës ka qenë mbi kërcënimin që vjen nga dezinformimi dhe lajmet e rreme sidomos gjatë periudhave zgjedhore, si dhe ndërhyrjet e huaja që marrin forma të ndryshme.
Balla si përfundim konstaton se ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimi janë fenomene komplekse që fillimisht duhet të pranohen dhe më pas të adresohen me efikasitet.


