Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Lolaj.
Bëhet me dije se dy makina janë përfshirë në aksident. Si pasojë e përplasjes së fortë njëra nga makinat është shkrumbuar në pjesën e motorit. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.
Sakaq, zjarrëfiksa dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje.


