• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRIKA NGA VALA E DYTË E VIRUSIT/ Të gjitha rregullat e reja që po vendosen nga vendet në Evropë
Home
Nderkombetare

FRIKA NGA VALA E DYTË E VIRUSIT/ Të gjitha rregullat e reja që po vendosen nga vendet në Evropë

17 August, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Kufizime të reja për të përballuar shpërthimet e koronavirusit janë imponuar në disa pjesë të Evropës. Por çfarë konkretisht po bëjnë vendet?

Franca ka ndaluar tubimet e mëdha në disa rajone pas shpërthimeve në korrik. Qeveria vendosi po ashtu t’i bënte maskat të detyrueshme në ambientet e mbyllura publike ndërkohë që Parisi dhe disa bashki të tjera, përfshirë Tuluzën, Nicën, Lilën dhe Lionin, i kanë të detyrueshme edhe në ambiente të jashtme.

“Nëse do të ketë një valë të dytë infektimesh”, thotë qeveria, “do të kthehen izolimet lokale ose edhe ai kombëtar”.

Në Spanjë janë lëshuar urdhra për të qëndruar në shtëpi për katër milionë banorë në Katalonjë dhe masa strikte priten ende. Madridi ka bërë të detyrueshme maskat në publik. Pas një rritjeje të rasteve në Gjermani, pati izolime lokale. Tani testimi në aeroport është i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet me rrezik. Fëmijët janë rikthyer në shkolla në gusht dhe në disa zona duhet të mbajnë maska. Me infektimet që janë rritur sërish në Itali, udhëtarët që vijnë tani nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja janë të detyruar të bëjnë testin.

Autoritetet mbyllën klubet e natës dhe diskotekat, edhe ato me ambiente të hapura, nga 17 gushti. Ndërsa nga ora 18.00 deri në orën 6 të mëngjesit duhet mbajtur maskë në të gjitha hapësirat publike në vend. Në Belgjikë, situata është shqetësuese. Në Bruksel maska është e detyrueshme në zonat publike dhe në restorante lejohet që maksimumi katër persona të ulen në një tavolinë. Klubet e natës mbeten të mbyllura e po ashtu edhe eventet e ndryshme. Holanda ka mbyllur në disa zona lokalet, kinematë, muzetë dhe parqet e argëtimit. Testime vullnetare bëhen në aeroporte për ata që vijnë nga zona me rrezik. Në Portugali, klubet e natës mbeten të mbyllura edhe pse vendi ka patur shifra më të kënaqshme krahasuar me fqinjët. Në Greqi maskat janë të detyrueshme në supermarkete, dyqane, kafene, parukeri e zyra qeveritare. Udhëtarët që vijnë në vend duhet të plotësojnë formularë me qëllim që të jenë të gjurmueshëm. Nga 17 gushti, baret, klubet dhe restorantet në Athinë e disa zona të tjera duhet të mbyllen në mesnatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “KATALANASIT” NË KOLAPS/ Barcelona, 1 miliard euro për të fituar asgjë
Previous article DALIN SHIFRAT E COVID-19/ Humbin jetën DY persona. Ja sa RASTE TË REJA u shënuan 24 orët e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT