• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REXHEP MEIDANI FESTON 76-VJETORIN/ Rama shpreh vlerësime të larta: Ishte President normal, në kohë anormale! Për fat të keq, sot…
Home
Politikë

REXHEP MEIDANI FESTON 76-VJETORIN/ Rama shpreh vlerësime të larta: Ishte President normal, në kohë anormale! Për fat të keq, sot…

17 August, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama i uron 76-vjetorin e lindjes ish-Presidentit të Republikës, Rexhep Meidani. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama shpreh vlerësimet më të larta për Meidanin, teksa shprehet se ai “ishte një ndër intelektualët që iu vunë në shërbim vendit në momentet tejet sfiduese pas përmbysjes së madhe të sistemit”

Më tej, kryeministri thekson se Meidani “ishte një njeri normal dhe një President normal, që meriton të vlerësohet si i tillë, jo thjesht për kohën tejet anormale, kur ai pati privilegjin të luante rolin e kreut të shtetit, po edhe nga këndvështrimi i kohës së sotme, kur fatkeqësisht, Shqipërisë i mungon kaq shumë normaliteti në atë rol sa simbolik për unitetin tonë kombëtar, aq edhe thelbësor për ekuilibrin politik të vendit tonë”.

Mesazhi i Ramës:

#EDHE100💐 REXHEP MEIDANI, shërbeu si Presidenti i tretë i Republikës pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri dhe sot, duke i uruar 76 vjetorin e lindjes, kujtoj me respekt standardin e lartë të dinjitetit institucional që ai i dha rolit të kreut të shtetit shqiptar, pas degradimit rrëqethës që pësoi presidenca deri në katrahurën e vitit 1997. Profesor Meidani ishte një ndër intelektualët që iu vunë në shërbim vendit në momentet tejet sfiduese pas përmbysjes së madhe të sistemit.

Ndryshe nga disa syresh, si paraardhësi i tij, që kaluan nga ekstremi i servilosjes ndaj padronëve komunistë, në ekstremin e kanosjes kundër komunistëve si njerëz, ai zgjodhi rrugën e atyre që e transformuan ish-Partinë e Punës në një forcë politike eurosocialiste; alternativë serioze qeverisëse e një Shqipërie që u kthye në tokë të djegur nga flama e një antikomunizmi tragjikomik. Rexhep Meidani ishte një njeri normal dhe një President normal, që meriton të vlerësohet si i tillë, jo thjesht për kohën tejet anormale, kur ai pati privilegjin të luante rolin e kreut të shtetit, po edhe nga këndvështrimi i kohës së sotme, kur fatkeqësisht, Shqipërisë i mungon kaq shumë normaliteti në atë rol sa simbolik për unitetin tonë kombëtar, aq edhe thelbësor për ekuilibrin politik të vendit tonë.

Me Profesorin jemi njohur herët, kemi këmbyer mendime në kohë të ndryshme dhe jemi këmbyer në rrugën e jetës sonë politike edhe si konkurentë për lidershipin e Partisë Socialiste. Jo gjithnjë kemi qenë dakord, madje ai ka qenë një zë kritik ndaj meje në momente e për çështje të caktuara. Por gjithnjë ama, kritika e tij ka ruajtur seriozitetin, etikën, thellësinë e shqetësimit për çështjen në fjalë, çka përbën në fakt edhe shenjën e bukur dalluese të mosdakordësisë publike të atyre që demokracinë dhe lirinë e shprehjes, nuk e ngatërrojnë me rrumpallën e me lirinë e sharjes. Për fat të keq, sot lloji i edukuar i kritikëve si Profesor Meidani është një specie në zhdukje dhe kjo e bën edhe më të vyer për vendin e për publikun, praninë mes nesh të njerëzve si ai.

Duke e uruar Profesorin në këtë ditë të shënuar të jetës së tij, uroj megjithë zemër që normaliteti i virtytshëm institucional e intelektual që ai ka mishëruar, si President i Republikës e si penë e angazhuar në debatin mediatik, të bëhet norma e jo të mbetet ujë i pakët në jetën tonë institucionale e publike.

#TëRRALLË

#EDHE100💐REXHEP MEIDANI, shërbeu si Presidenti i tretë i Republikës pas vendosjes së demokracisë në Shqipëri dhe sot,…

Gepostet von Edi Rama am Montag, 17. August 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO TË BËHEN PRINDËR SË SHPEJTI/ Sara me barkun e rrumbullakosur dhe Ledri pozojnë së bashku (FOTO)
Previous article TENTUAN TË SHFRYTËZOJNË KAOSIN PËR TË KALUAR DROGË NË GREQI/ Sekuestrohen 21 kg kanabis në Gjirokastër, arrestohen 2 persona

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONET/ Policia hedh ujë e gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PAMJET/ Momenti kur persona të maskuar shkulin rrethimin metalik dhe sulmojnë Ministrinë Aktualitet

PAMJET/ Momenti kur persona të maskuar shkulin rrethimin metalik dhe sulmojnë Ministrinë

TENSIONET PARA MINISTRISË SË ARSIMIT/ Protestuesit shkulin kangjellat, hedhin molotovë e gurë Aktualitet

TENSIONET PARA MINISTRISË SË ARSIMIT/ Protestuesit shkulin kangjellat, hedhin molotovë e gurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT