Situata në Kakavijë vijon të jetë e njëjtë teksa qytetarët presin të kalojnë kufirin.
Gjatë ditës së sotme, përgjatë rrugës nacionale Gjirofarma Kakavije, në zonën ku janë reshtuar autoveturat e shtetasve shqiptarë që presin të kalojnë kufirin drejt Greqisë, Detashmeni i Mbështetjes Rajonale në bashkëpunim me të rinj nga qyteti i Delvinës dhe Sarandës shpërndanë disa ndihma të dhuruara nga disa biznese.
Konkretisht ndihmat nga këto dy qytete konsistojnë në: ujë 300 litra i ambalazhuar, molto 400 copë, byrek 200 copë dhe 400 copë ëmbëlsira. Ndihmat në ushqime të ardhura nga bizneset e qyteteve Vlorë, Sarandë dhe Delvinë kanë ardhur fal sensibilizimit të bërë nga prefekti i qarkut Vlorë.









