Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka rezultuar negativ në testin e dytë të koronavirusit, që do të thotë se është shëruar nga COVID-19.
Duke filluar nga dita e nesërme ai pritet të rikthehet në zyrë, për të vazhduar punët në krye të qeverisë.
shefi i ekzekutivit në Kosovë ka qe në i vetëizoluar që prej 2 gushtit, kur njoftoi se kishte rezultuar pozitiv për COVID-19, ndërsa veç kollës nuk ka patur simptoma të tjera.
Në shtatot Hoti do të udhëtojë drejt Uashingtonit ku do të marrë pjesë në takimin me presidentin serb Vuçiç.


