Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka bërë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të dy miqve të tij, për pedagogun Artur Voji dhe për zyrtarin e PS Ndue Ndoci, të dy të infektuar me Covid.
Ndreu në postimin prekës shkruan se Artur Voji, ishte komshiu i tij dhe bashkëmoshatar i vëllait të tij. “Një djalë i perkryer, Drejtori i IT te Tirana Bank. Pedagog te Fakulteti Shkencave të Natyrës”, shton mes të tjerash ai.
Ndërkaq ai i ka kushtuar disa fjalë edhe zyrtarit të PS, Ndue Ndoci, të cilin e quan një njeri me plot mirësi në zemër. Mes rreshtash Ndreu shkruan se nuk ka fjalë që ta përshkruajë dhimbjen që ndjen për ikjen e tyre.
POSTIMI I NDREUT: Per Artur Voji dhe Ndue Ndoci qe na lane nga murtaja Covid skam fjale me pershkru dhimbjen qe kam !
Artur Voji, komshiu im, bashkemoshatar i Bertit, vellait tim. Nje djale i perkryer, Drejtori i IT te Tirana Bank. Pedagog te Fakulteti Shkencave te Natyres. Nje prind i mrekullueshem i dy djemve dhe nje perfaqesues i nje gjenerate ku ai shkelqente ne cdo aspekt. Ehhhh..cfare djali ! Lamtumire fort i dashuri yne Artur Voji !
Ndue Ndoci, plot miresi ne zemer, i qeshur, i dashur, i zgjuar. Ai meriton cdo fjale zemre, sepse zemren ai e vendoste gjithmone ne dispozicion te miqve, shokeve dhe te dashurve te familjes. Kush e njohu dhe nuk e deshi ! Ai luftoi gjate me semundjen, gati e mposhti duke na dhene shprese. Por nuk qe e thene ! Ndue Ndoci lamtumire ! Do na mungosh fizikisht, por ne shpirt do te kemi gjithmone, sepse ishe gjigand si njeri !




