• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MASAT KUNDËR COVID-19/ Kaos mes turistëve britanikë në kufi, në përpjekje për t’u kthyer në shtëpi
Home
Nderkombetare

MASAT KUNDËR COVID-19/ Kaos mes turistëve britanikë në kufi, në përpjekje për t’u kthyer në shtëpi

16 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Mijëra turistë britanikë shpenzuan qindra sterlina më shumë nga buxheti i tyre, në një nxitim për t’u kthyer në shtëpi nga pushimet, para se kufizimet e reja të lidhura me koronavirusin të hynin në fuqi dje në mëngjes në Britaninë e Madhe.

Dhjetëra mijëra njerëz paguanin çmime më të larta për të marrë vendet e mbetura në aeroplanët, trenat dhe tragetet për të arritur në ishull përpara se kërkesa për karantinë të hynte në fuqi.

Në kuadër të rritjes së rasteve të reja me koronavirus në Europë, qeveria britanike tha se kushdo që mbërrinte nga Franca, Holanda, Monakoja, Malta, ishujt Turkes, Kaikos, dhe Aruba duhej të izoloheshin për 14 ditë, sipas një rregulloreje që filloi dje në orën 04:00 (03:00 GMT).

Rritja e kërkesës do të thoshte se disa tarifa për fluturimet ishin deri në gjashtë herë më të shtrenjta se zakonisht.

Të gjithë llojet e transportuesve u mbushën shpejt dhe kompania ”P&O Ferries”, që vepron në mes Kalesë dhe portit të Doverit, tha se anijet e saj ishin të zëna.

Ato nxitën pasagjerët që të vinin vetëm me një prenotim të vlefshëm.

Një zëdhënës tha se 12 000 njerëz u përpoqën të prenotonin biletat një orë pasi u shpallën rregullat e reja, krahasuar me vetëm qindra normalisht.

Operatorët e ”Eurotunnel’, i cili lidh Britaninë e Madhe me Europën kontinentale, gjithashtu u thanë pasagjerëve që të mos shkonin në stacionet e trenave, nëse nuk kishin bileta.

Franca është destinacioni i dytë më i popullor i turistëve britanikë pas Spanjës dhe qindra mijëra udhëtarët ka të ngjarë të kenë nevojë për karantinë kur të kthehen në atdheun e tyre.

Një zëdhënëse e ”Abta”-s, një shoqatë udhëtimesh, tha që vendimi i qeverisë “do të ndikonte në mbarëvajtjen e procesit të kthimit në shtëpi, nëse kjo nuk do të përshtatej me kushtet e ofruara nga industria e udhëtimeve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 U MORI JETËN/ Pjerin Ndreu bën dedikimin prekës për 2 miqtë e tij: S’kam fjalë me përshkru dhimbjen që kam... (MESAZHI)
Previous article “KA NJERËZ TEK ULLINJTË, TË MARR CA MISH”/ Anëtari i bandës së Habilajve i ngec “sharra në gozhdë” me policët e burgut (ZBARDHEN PËRGJIMET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PARLAMENTI HUNGAREZ MERR VENDIMIN/ Asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet Botë

PARLAMENTI HUNGAREZ MERR VENDIMIN/ Asnjë kryeministër nuk do të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet Botë

HAPJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT/ Irani paralajmëron tarifa për anijet

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar Botë

TMERR NË BRITANINË E MADHE/ Çifti dënohet për vdekjen e foshnjes 13-muajshe që e kishin birësuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT