• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E DIELA FILLON SËRISH ME RADHË KILOMETRIKE NË KAKAVIJË/ Vetëm 750 persona do të kalojnë për në Greqi
Home
Sociale

E DIELA FILLON SËRISH ME RADHË KILOMETRIKE NË KAKAVIJË/ Vetëm 750 persona do të kalojnë për në Greqi

16 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Dita e katërt e radhëve e ka gjetur Kakavijën sërish mes vargut kilometrik të automjeteve në pritje për të kaluar drejt Greqisë.

Radha është reduktuar në rreth 5 km këtë mëngjes. Një pjesë e qytetarëve kanë kaluar kufirin gjatë natës dhe shumë janë larguar pasi humbën shpresën se mund të hynin në Greqi para datës 17 Gusht, ditë kur fillon aplikimi i regjimit të ri për hyrjen.

Nga dita e sotme pala greke ka njoftuar përpunimin e vetëm 750 personave. Ndërkohë që mësohet se në radhën e pritjes në Kakavijë janë të paktën 8000 vetë.

Nga sot, e dielë 16 gusht, kushdo që futet në pikat kufitare të Greqisë do të duhet të karantinohet për 7 ditë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka dhënë dje këtë njoftimin për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se nga sot çdo qytetar që do të futet në territorin grek do të duhet të karantinohet për 7 ditë.

Gjithashtu, duke filluar nga dita e hënë në nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASI SHBA DHUROI TESTE TË TJERA PËR ISHP/ Mesazhi i Yuri Kim: Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje
Previous article KONTROLLOHET AUTOBUSI NË PORTIN E DURRËSIT/ Në kovën me bulmet gjenden 26 kg mariuanë çokollatë, pranga menaxherit dhe dy shoferëve (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI)

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë Aktualitet

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT